Një mallkim duket se ka prekur kapitenin e Shqipërisë. Për herë të tretë radhazi, Berat Gjimshiti dëmtohet te Atalanta në momentin që vijnë ndeshjet e Kombëtares. Madje për ta bërë situatën sa më dramatike, e gjitha kjo ndodh pikërisht në ndeshjen e fundit të klubit para grumbullimit te Shqipëria.
Sigurisht e gjitha kjo e ka një shpjegim pasi Gjimshiti ka luajtur të gjitha ndeshjet me ekipin nga Bergamo dhe ngarkesa që ai merr është shumë e madhe. Lojtari kuqezi la fushën në ndeshjen ndaj Udinezes në minutën e 25. Megjithëse nuk është thënë ende fjala e fundit, shanset për të luajtur me Kombëtaren në finalet e nëntorit duken shumë të pakta.