Faleminderit qe zbuluat hajdutin qeveritar!
Nuk di se cfare duhet te ndodhe me ne kete vend per ta quajtur llumin e llumrave!
Lajmi ketu nuk eshte se nje pastruese vodhi 500 apo 600 mije Euro dhe shume bizhuteri, ne shtepine ku punonte. Por qe e zonja e shtepise, qe kishte kaq shume para cash e bizhuteri, ishte nje zyrtare e larte e qeverise.
As me pak e as me shume, por Alda Klosi, ish Drejtoreshe e Koncesioneve, kur jane dhene edhe koncesionet e inceneratoreve, dhe shefe kabineti e Arben Ahmetajt, ne cdo ministri ku ai ka drejtuar.
Pikerisht kjo zyrtare mbante ne shtepi kaq shume para. Dhe policia nuk guxon tia permende as emrin e as inicialet ne njoftimin e saj.
As adresen, vetem rrugen ku banon.
Ky eshte skandali, pastruesja hajdute duhet falenderuar qe e zbuloj kete skandal.
Pasi prokuroria deri tani, per inceneratoret, nuk kishte guxuar ti afrohej asnje njeriu qe kishte lidhje me Arben Ahmetajn.
Zoterinj prokurore, ja ku e keni nje hajdute.
Jo pastruesen, por drejtoreshen dhe shefen e kabinetit te ministrit. /Nga Mentor Kikia