Tibo Kurtua ishte fenomenal në finalen e madhe ndaj Liverpulit. Gardiani belg, falë pritjeve të tij, i siguroi trofeun e 14-të të Champions-it, skuadrës madrilene.
30-vjeçari ndali thuajse gjithçka, duke “çmendur” anglezët. Nuk kishte ndodhur asnjëherë në historinë, që një portier të kryente 9 pritje shpëtimtare në finalen e Champios-it, këtë gjë e bëri pikërisht Kurtua në mbrëmjen e sotme.
Belgu u shpall “Njeriu i ndeshjes” nga UEFA, teksa faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” e vlerësoi me notën 9.5 portierin e Reali.