osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Për dosjet CEZ, Shëngjini, Kavaja, Gërdeci e 300 të tjera, këta prokurorë janë “vrarë” me njeri-tjetrin! Për t’i marrë, dosjen “Shullazi” nuk e marrin sikur “t’i vrasësh”!

Për dosjet CEZ, Shëngjini, Kavaja, Gërdeci e 300 të tjera, këta prokurorë janë “vrarë” me njeri-tjetrin! Për t’i marrë, dosjen “Shullazi” nuk e marrin sikur “t’i vrasësh”!

Skandali i kapadaijve e filozofëve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të pasuruar me miliarda aferash kriminale, tregon realitetin, se ata që refuzuan përfaqësimin e akuzës së shtetit, përballë bandës “Shullazi”, janë të përlyer me krimin e qëndrojnë si “lepuj” para tij.

Janë ata, që hiqen si “trima”, vetëm me fakirët, me ata që nuk paguajnë faturën e ujit ose vjedhin 1-2 orë energji elektrike për të mësuar fëmijët, me ata që ndërrojnë pllakat e banjos pa leje e mbledhin kanaçe, me ata që kapen me drogë e pagujnë miliona që të lirohen dhe me biznesmenë, që fshehin ndonjë letër tatimesh e doganash.

Pas poshtërsisë së trupës së prokurorëve, që refuzuan të kryejnë detyrimim kushtetues, institucional e administrative (punën) për të cilin paguhen, “PAMFLETI”, bisedoi me disa zyrtarë drejtësie në Tiranë, Fier, Durrës, Korçë, Elbasan, Shkodër e Vlorë, për një “ekspertizë”, lidhur me këtë rast.

Në përgjigjet e tyre, rasti i prokurorëve të “rëndë”, nuk është i lehtë, përkundrazi është poshtërim i drejtësisë përballë krimit, nga vetë zyrtarët e drejtësisë.

Sipas tyre, ky skandal duhet analizuar urgjent nga KLD, Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithëshme, duke pezulluar urgjent këta vemje, langaraqë e palaço prokurorë.

Sipas ligjit, ndaj kësaj klike prokurorësh të qelbur e frikacakë, duhet të ketë vetëm një qëndrim kushtetues: Kalimin e tyre me urgjencë në filtrin e “Veting”-ut, për pasurinë dhe dosjet që kanë trajtuar në 10 vitet fundit e deri në përjashtim, nga sistemi i drejtësisë, me motivin, për refuzim kryerje detyre, masë e përcaktuar në ligjin “Për prokurorinë”.

Në bisedën me zyrtarët e drejtësisë, po veçojmë, deklarimin e një gjyqtari nga Korça, i cili bëri një krahasim interesant, të qëndrimit të prokurorëve ndaj dosjes “Shullazi” dhe qëndrimit ndryshe, ndaj dosjeve të tjera.

Ai tha, se është çudi, që prokurorëve të dosjes “Shullazi”, pikërisht në ditën e gjyqit, u del ndonjë hall familjar urgjent, u vdes gjyshi, gjyshja, apo vjehrri, ose befasisht “sëmuren” nga gjuri, hunda, veshi, sytë, oreksi e “ato”, që dinë ata, ose refuzojnë publikisht, ta marrin në trajtim këtë dosje edhe sikur “t’i “vrasësh”.

Ndërsa për dosjen CEZ-DIA, Gërdeci, Remzi Hoxha, 21 Janari, dosjen “Bego”, dosjen e drogës në banane, të pronave bregdetare në Lezhë, Vlorë, Sarandë e Kavajë, dosjen Xhika të rrugëve e dosjen Zoto të burgjeve që u lirua, dosjen e doganirëve të Durrësit, dosjen e bandave të Elbasanit, por edhe për 300 dosje të tjera biznesmenësh e dosje korrupsioni  zyrtarësh që premtonin lekë, këta prokurorë të krimeve të rënda, që refuzojnë dosjen “Shullazi”, janë “vrarë” me njeri-tjetrin, për “t’i marrë”!/Pamfleti