Replika e Ramës dje ndaj përfaqësuesit rus në Këshillin e Sigurimit ishte epike dhe u bë shpejt virale në internet. E saktë, e duhur dhe me pak ironi brenda.
Nuk jam ndonjë adhurues i Ramës, përkundrazi, por duhet pranuar që Rama ka aftësi komunikimi dhe ka guxim të loze me gjëra më të mëdha se tregu shqiptar i politikës dhe se ai vetë.
Rama i bëri marketing vetes në botë, kjo është e qartë, por dhe Shqipërisë me këtë rast dhe kjo duhet pranuar.
Është ironike të shikosh “sovranistet” shqiptarë që i thonë Ramës “pse i flet ashtu një superfuqie si Rusia”, “e kush je ti që bën trimin me Rusinë”, në të njëjtën kohe që po këta “sovraniste” i bëjnë “karshillek” USA.
Nga kjo mund të kuptohet pse Rama është në pushtet dhe ata në opozitë. Rama di t’i loze mire kartat e veta, aty ku duhet dhe me atë që duhet. Di kujt t’i bëjë karshillekun dhe di kujt t’i bëjë lajka.
Në këtë drejtim kundërshtarët e tij janë aq pas në këtë lojë sa duken amatore në mos të prapambetur totalisht në stil dhe kapacitet, intelektual dhe komunikativ.
Për sa kohë nuk del diçka e re nga opozita, më i aftë se Rama në komunikim dhe lojën e kartave dhe aleancave, apo të paktën konsekuent në ndershmërinë dhe lojën e tij bazuar në parime që Rama ka vështirë ta konkurrojë, duhet të përgatitemi që ta shikojmë Ramen me dekada në pushtet derisa Zoti apo Djalli ta marrë pranë vetes. (Endri Tafani)