Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar një balonë të dyshuar spiune kineze në brigjet e shtetit amerikan të Karolinës së Jugut, një javë pasi ajo hyri në hapësirën ajrore të SHBA dhe shkaktoi një sagë dramatike spiunazhi që përkeqësoi marrëdhëniet midis Pekinit dhe Uashingtonit.
Sulmi ushtarak të shtunën solli reagimin e menjëhershëm nga Kina, e cila paralajmëroi për përgjigjet “e nevojshme” dhe këmbënguli se “anija ajrore civile pa pilot” ishte një balonë kërkimore e motit që kishte humbur në hapësirën ajrore të SHBA “krejtësisht aksidentalisht”, shkruan Al Jazeera.
Zyrtarët e mbrojtjes amerikane thanë se në misionin e së shtunës ishin përfshirë disa avionë luftarakë, por vetëm një avion luftarak F-22 nga Baza Ajrore Langley në Virxhinia – qëlloi në orën 14:39 duke përdorur një raketë 9X supersonike ajër-ajër.
Balona, ??e cila kishte fluturuar në rreth 18.300 metra u rrëzua rreth gjashtë milje detare nga brigjet e Karolinës së Jugut.