I dyshuari si bashkëpunëtor i UDB-ës me pseudonimin Penicilina, “non grata” anglo-amerikane Sali Berisha, ka marrë në mbrojtje Ilir Metën për përfshirjen e tij si informator i ish-Sigurimit të Shtetit.
Berisha tha se kjo është një lojë e turpshme e Ramës. Berisha tha se ka lexuar dosjen dhe I.M nuk është Ilir Meta por Ilir Murataj nga Librazhdi. Mirëpo akuza nga autoriteti i dosjeve nuk flet për një njeri të zakonshëm por për një politikan i rangut të lartë.
Por fakti më diskreditues dhe skandaloz është se përse i dorzoheshin dosjet e bashkëpuntorve të sigurimit Sali Berishë. Përgjigjia tashmë dihet, për t’i shantazhuar sa herë që i kundërviheshin. Ndaj Peniciina i ka patur në dotë dosjet për të bërë ☼farë të donte ashtu sikurse bëri me dosjen e tij me emrin “Penicilina”
Në një intervistë për gazetën Dita Spartak Braho deklaron:
Ky është raporti i operativit të Sigurimit, Ali Anadolli: “Ky është personi që e ka rekrutuar Berishën në 1967. Lidhja me UDB nëpërmjet vjehrrit Rexhepit. UDB dhe shërbimi francez e ndihmuan për të marrë pushtetin” .
Akuza e rëndë e deputetit, ish-kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare për ish-Kryeministrin dhe ish-Presidentin e Shqipërisë: “Mbaj përgjegjësi të plotë për këto që po deklaroj ftoj Berishën t’i përgënjeshtrojë.
Disponoj dëshmitë me shkrim të ish-operativit. Jam në dijeni të deklasifikimit të disa dokumenteve të UDB, të cilat vërtetohen nga ish-kundërzbulimi shqiptar”…
Por Penicilina hidhet në sulm sa herë që dëgjon dosje si demi sa herë shikon flamurin e kuq.
“Veprim i paskrupullt i Edi Ramës. Veprim i turpshëm i njeriu në panik, pa asnjë moral, që përdor shpifjen dhe trillimin kundër kundërshtarëve politikë. Unë kam dokumentet në dorë. Nuk ka akt më të shpëtuar. Rama dhe Shërbimi Informativ e kanë bërë në mënyrën më të trashë këtë shkurt. E ka stisur në mënyrën më të trashë. Cilido që lexon emailin e ka të qartë se I. M është Ilir Murati nga Librazhdi dhe Filip Talo është nga Librazhdi dhe nuk ka asnjë lidhje me Ilir Rexhep Metën.
Rama e ka shfrytëzuar në mënyrën më të shpifur qoftë kryetaren e Autoritetit, qoftë Nikollën. Në dokumentin që Genta Sula i thotë Nikollës e akuzon Ilir Metën direkt për bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, një akt i pashembullt. Kjo zonjë është shfrytëzuar në mënyrë ekstreme nga Edi Rama për arsye që ajo i di vetë.
Mbi bazën e këtij dokumenti të bërë nga SHIK, për herë të parë në jetën e saj poltika ‘Linda e Parlamentit’ tha se se jam e tronditur nga dokumenti që ka dalë. Zyrtarë primitivë që nuk kanë asnjë gjë të përbashkët me integritetin e një zyrtari. Rama përdoru SHISH për fabrikim të dokumenteteve.
Cila është situate ligjore sot në Shqipëri? Në vitin 1995 këtu është bërë ligji i Lustracionit. Sali berisha mori ligjin që bëri Havel në Ceki dhe e çoi në Parlament. Ligji u zbatua dhe Ilir Meta mori certifikatën. Po të mos e meritonte nuk mund ta merrte kurrë’”. /Ekskluzive.al