I pyetur nga gazetari Agim Baçi se cili është qëndrimi i tij ndaj SPAK si nënkryetar i PD, duke qenë se kreu i kësaj force, Sali Berisha e quan një institucion kriminal, Bardhi shprehu një qëndrim gjoja të të kundërt me kryedemokratin n¨sy të publikut duke folur për një SPAK gjysëm kriminel, duke akuzuar prokurorin e shpifjes së tij ndaj Olsi Ramën si kriminel që ka prishur provat dhe ka manipuluar dosjet hetimore
Ai u shpreh se nuk e cilëson SPAK si një institucion kriminal dhe se nuk ka komplekse për ta thënë këtë pavarësisht kostove që mund të marrë brenda partisë.
“E kam thënë në këtë studio që ka prokurorë, shumë pak, me integritet aty dhe nuk mund t’i baltos ata. Ka njerëz që u rrezikohet jeta dhe unë nuk u them dot kriminelë, ndërsa këtij zotërisë që e kam me letra i them kriminal sepse ka prishur prova dhe ka manipuluar dosje hetimore”, u shpreh Bardhi më tej.