Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka konfirmuar se në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të futet bashkë me Partinë Demokratike. Lajmin e ka konfirmuar vetë kreu i saj, Shpëtim Idrizi gjatë një interviste në “Abc”, duke mos lënë pa komentuar edhe ndryshimet në qeveri.
“Gjëja e parë që më vjen të them është se a e dinë këto që janë bërë ministra pasi mënyra se si ai i merr vendimet janë si një sulltan ndërsa një njeri i cili ka për interesin për zgjedhjet është munduar që të vendosë ato emra që i thonë diçka PS-ja dhe ne kemi të bëjmë me një sulltan dhe me disa zv ministra.
Ne kemi një marrëveshje me PD-në dhe do të jemi të listuar me atë të PD-së. Besoj se 2017 është rasti që po e përsërit Rama tani që në atë kohë e bëri prishje koalicionesh pa ligj tashmë po e bën me ligj,”- tha Idrizi.
Ndërkohë që pas deklaratës së tij nuk ka asnjë reagim nga ana e Partisë Demokratike lidhur me konfirmimin e bashkëpunimit mes dy forcave politike.