Tashmë nuk ka më asnjë mëdyshje nëse protesta e studentëve në Tiranë po uzurpohet, vidhet dhe përdoret apo jo, nga partitë politike.
Një listë e gjatë me emra aktivistësh të PD dhe LSI, janë zbuluar në media si të infiltruarit e partive në protestë, të cilët siç raportojnë studentët, kanë ushtruar edhe dhunë për të përçarë protestën.
Forcat me dy partitë që udhëheqin opozitën e vendit i ka bashkuar edhe PDIU, e cila ka dërguar në protestë delegaten e vet, por jo një militante të zakonshme.
Greta Topjana, vajza që duket me pankartë në dorë gjatë protestës së studentëve, ishte një prej kandidatëve të rinj për deputetë, nga rradhët e PDIU, në zgjedhjet e 25 Qershorit 2017.
Siç duket edhe nga fotot, kandidatja për deputete ka qënë aktivisht e përfshirë në aksionet e elektorale, sikurse edhe në studion e Blendi Fevziut, ku fliste për vizionin e partisë së saj.