Partia Demokratike ka sulmuar aktorin e njohur Bujar Asqeriu.
Pas distancimit të artistit nga forma që ka marrë protesta këto ditët e fundit me përfshirjen e Partisë Demokratike dhe strukturave të saj, “selia blu” ka nisur kritikat ndaj artistit duke i adresuar një sërë fyerjesh.
Në faqen zyrtare, demokratët përmes deputetit Agron Shehaj e kanë cilësuar si njeri pa dinjitet, të pafytyrë dhe të shitur tek kryebashkiaku Erion Veliaj.
Pak ditë më pare Asqeriu tha në një intervistë:
“Nuk jam për protesta, nuk i mbështes. Dua të dëgjohen arkitektët. Unë më në atë godinë nuk futem më sepse është sëmundje. E kam thënë gjithmonë dhe nuk pranoj. Dua të ngre dhe një herë zërin me forcë duke i kujtuar edhe një herë qeverisë shqiptare të kthejë vëmendjen në mënyrë serioze ndaj artistëve, që nga ligji për Teatrin e nga statusi për ta, për godinat mendojnë arkitektët.
Ne duhet të merremi me të drejtat tona. Nga ajo Godinë që vdiqën shokët e mi më duket se jam sëmurë edhe unë. Jam për paqe sociale dhe mua s’më përdor dot as PD e as PS. Dua një Teatër të ri dhe nuk ka më kuptim që të vihemi kundër njëri-tjetrit por t ua lëmë këtë çështje arkitektëve. Boll se u teprua”, sqaron Asqeriu.(TemA)