osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PD qesharak, nxjerr prapaskenat për “tradhëtaren” Rudin: Amanetin Azemi i’a ka lënë Kirit që na e tha në protestën e 5 marsit!

PD qesharak, nxjerr prapaskenat për “tradhëtaren” Rudin: Amanetin Azemi i’a ka lënë Kirit që na e tha në protestën e 5 marsit!

Një ditë më parë, Rudina Hajdari bëri publik vendimin përfundimtar se nuk e dorëzon mandatin e deputetes, ashtu pjesa tjetër e opozitës së bashkuar. Vendimin ajo e bëri të njohur për VOA në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë, Azem Hajdari, duke theksuar se vetëm në këtë mënyrë do t’i shpërbejë të ardhmes së vendit.

Reagime pas vendimit të Rudina Hajdarit kanë qenë të shumta. Kryetarja e degës së PD në Tiranë, Mirlinda Çollaku përmes një statusi në rrjetet sociale i kujton deputetes Hajdari se sakrifica e të atit nuk do të shkojë dëm, pasi për këtë amanet foli vëllai i saj, Kiri në protestën e 5 marsit krah opozitës.

Reagimi:

Vendimi i Rudina Hajdarit është personal. Mandati është i demokratëve! Është e qartë se nga sot ajo nuk përfaqëson më Partinë Demokratike në Parlamentin e Krimit dhe për pasojë nuk është më as anëtare e Këshillit Kombëtar të PDSH. Kaq mjafton! Në rastin e Rudina Hajdarit, çdo vendim statutor është i panevojshëm, sepse formalisht ajo nuk rezulton e regjistruar si anëtare e Partisë Demokratike.

Azem Hajdari ka qenë, është dhe do të mbetet simbol i demokratëve dhe historisë së Partisë Demokratike. Beteja dhe amaneti i tij për liri dhe demokraci është sot më aktual se kurrë, kur Shqipëria rrezikohet nga një Qeveri ilegjitime, kriminale dhe e korruptuar. Për këtë amanet të Azem Hajdarit foli Kiri Hajdari në protestën e 5 Marsit, përkrah demokratëve që dorëzuan mandatet e deputetëve.

Sakrifica sublime e Azem Hajdarit nuk do të shkojë dëm. Demokratët dhe qytetarët janë në këmbë për të mbrojtur Lirinë dhe Demokracinë, për të mos lejuar që shqiptarët të qeverisen nga krimi. Ata kanë folur qartë më 16 Shkurt dhe do të flasin edhe më qartë më 16 Mars: Shqipëria do të bëhet si gjithë Europa. Koha e Edi Ramës ka mbaruar!