osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PD-PS ndajnë anëtarët në Autoritetin e Medias Audiovizive, ja 6 emrat që do shkojnë për votim në seancën plenare

PD-PS ndajnë anëtarët në Autoritetin e Medias Audiovizive, ja 6 emrat që do shkojnë për votim në seancën plenare

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike pritet të hedhin këtë të enjte piketat e bashkëpunimit të tyre, për shkak se do të votojnë për 3 vakancat në Autoritetin e Medias Audiovizive.

Komisioni për Mediat ka zgjedhur ditën e djeshme 6 emrat për kandidatë për plotësimin e 3 vendeve vakante në AMA, ndërkohë që gazeta ka mësuar detaje nga mbledhja e djeshme e Komisionit të Mediave, të zhvilluar me dyer të mbyllura. Kështu në këtë mbledhje, deputetët e komisionit vendosë t’i japin bekim për 6 emrat kandidatë të Autoritetit të Medias Audiovizive, nga të cilët 3 prej tyre do të zgjidhen në seancën e Kuvendit ditën e enjte ku dhe do të votohen.

Konkretisht Komisioni i medias zgjodhi dje Aurela Bicja, Gjergj Hamiti e Joana Allushi që janë propozuar nga mazhoranca, ndërsa Jetmir Halilaj, Besjan Zogaj e Desada Metaj që mbështeten nga opozita.

Besion Ajazi, deputet i Partisë Socialiste dhe anëtarë i komisionit, i tha BIRN se për 6 kandidatët pati dakordësi mes palëve.

Ajazi tha se procedura e ndjekur ishte ajo e eliminimit, kur opozita dhe socialistët patën të drejtë të eliminonin kandidatë, deri sa u mbërrit në listën me 6 veta që do i kalojnë kuvendit për votim. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa.

“Vijuam sipas procedurave ligjore duke eliminuar një herë ata një, një herë ne një, derisa ngelen 6 kandidaturat që do i kalojmë në seancë”, tha Zhupa. AMA aktualisht ka 4 anëtarë nga 7 që ka gjithsej bordi i saj, që janë kryetarja Armela Krasniqi, zëvendëskryetar Sami Nezaj,

Gledis Gjipali dhe Suela Musta. Vakancat janë krijuar nga shkarkimi i Zylyftar Bregut në 2019, mbarimit të mandatit të Piro Mishës dhe dorëheqjes së Agron Gjekmarkajt si anëtar bordi i AMA-s, i cili u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, që pritet të plotësohen me votimin ditën e enjte.

Pra me zgjedhjen e vakancave të AMA, mazhoranca i hap rrugë bashkëpunimit me demokratët, i cili pritet të vijojë edhe me zgjedhjen e Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë, duke qenë se është Gent Sejko, i cili gëzon mbështetjen e PD-PS.