Një skenë qesharake po thuret sot në Komisionin e Edukimit dhe të Kulturës në Parlamentin shqiptar.
Edhe pse kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj ishte i ftuar në komision, kryetarja e komisionit Albana Vokshi ka prishur mbledhjen, për të mos lejuar Veliajn të japë argumentet e tij për projektin e Teatrit të ri Kombëtar.
Por, me qëllim për të mos lejuar Veliajn në flasë, Vokshi ka thirrur në ndihmë Flamur Nokën, çunin e Fahriut dhe Ervin Salianjin, të cilët e kanë shkatërruar fare mbledhjen.
Deputetët e opozitës kanë shkaktuar rrëmujë në një komision në të cilin duhet të flitet për artin e kulturën, po ku sot kultura e vetme që treguan deputetët e PD ishte ajo e dhunës.