Një vajzë mes qindra protestuesish që u mblodhën sot në Tiranë për të kërkuar drejtësi për vrasjen nga policia të Klodjan Rashës, ka pretenduar që është motra e këtij të fundit.
Ajo ka folur për shumë media, duke thënë se quhej Bora Rasha dhe duke u prezantuar si motra e të ndjerit Klodjan Rasha, por një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
Kanë qenë familjarë të Klodjan Rashës të cilët kanë kontaktuar me Top Channel duke thënë se zonja në fjalë nuk ka të bëjë me familjen Rasha.
Mësohet se vajza është nga Saranda dhe dyshohet se ka probleme mendore.
Ndërkohë që familja e viktimës është nga Dibra dhe nga verifikimet në gjendjen civile rezulton që viktima nuk ka motër, por vetëm një vëlla.