Partia Demokratike reagoi në lidhje me deklaratën e aktivistes shqiptare në SHBA, Evi Kokalari, e cila gjatë takimit me demokratët në Durrës, tha se përjashtimi i Sali Berishës u këmbye me mbylljen e dosjes së korruptuar të Lulzim Bashës që është në Amerikë.
Në statusin e saj PD ka konsideruar shpifje deklaratën e Kokalarit duke paralajmëruar edhe padi ndaj saj.
Nuk ka vonuar dhe përgjigjja e aktivistes Evi Kokalari ndaj PD dhe Lulzim Bashës.
“Hej Lulzim Basha, jepi, sille!!! Ndërkohë do të kthehem në Shtetet e Bashkuara dhe do të punoj ngushtë me anëtarët e Kongresit për të kuptuar nëse akuzat ndaj teje për pagesa të paligjshme ndaj një firme lobuese në Uashington DC janë rrëzuar, dhe nëse po, PSE?” shkruan ajo.