Nga Anri Bala
Radhë e madhe në parti për të drejtuar… partinë! Në fakt partia nuk ekziston, por ama kryetarlliku po dhe ai kodosh kryetarlliku nuk është i partisë, por pronë e pa legalizuar e Sali Berishës. Karrigia e kryetarit të ish PD-së është në “tokë të xanun” dhe merret vëtëm nëse pronari pa pronë dhe me pronë… dëshiron.
Kjo nuk ka gjasa të ndodhë, deri sa karrige në SHQUP ka vetëm një dhe ajo u dha njëherë me qera, në dorë të të “pabesëve”. Sot “bestarët” janë gati të përleshen me “tradhëtarët”, që të ulin aty dhe mbi vete të ndejurat e plakur të demokomunistit, që do i drejtoi nga “fitorja në fitore”, kundër Amerikës së sotme, për tu dekoruar nga Amerika e nesërme.
Endërr e keqe që zgjat shumë dhe nuk realizohet kurrë, sepse është ëndërr si të gjitha ëndrrat… për pleq të roitur edhe nga mosha edhe nga mendja.
E dhimbshme është për Shqipërinë ngjallja e histerisë antiamerikane, e një turme që shpresa e tyre për tu shpërblyer si “proamerikanë” që urrejnë amerikanizmin, në emër të sovranizmit, i lidhin me shpëtimin e një të pashpëtuari.
Të vesh ulërimat është pak dhe të mendosh se sovraniteti dhe e ardhmja e vendit është në dorë të Berishës është çmenduri.
Demokomunisti nuk i ka bërë hesapet mirë, duke dalë nga ngujimi i kullës së falur nga oligarku si “i vetmuar pa përkrahje”, për tu paraqitur si një trim i menderosur me shokë shumë që pyet…çfarë ere ka gjaku?!
Mbledhja e turmave të berihajt, që nuk kuptojnë se përse janë aty, çfarë kerkojnë dhe nga kush i kërkojnë, e bënë edhe më të rëndë situatën që po e shtynë me ndihmën e “të verbërve”, partinë e shpresës… drejt humnerës.
Brohoritjet se duam babën që na ka bërë nënën, tani përkthehen… duam të na bëj dhe gjyshen!
Mirëpo baba është aq i vjetër dhe i pafuqishëm sa nuk po zgjidh dot as ushkurët e mbathjeve, sepse i ka lidhur pas karriges dhe nëse i zgjidh, i bien brekët dhe… karrigia.
Ndaj sillet e përdridhet lart e poshtë si i fuqishëm pa fuqi, si udhëheqës pa ushtri, por me mercenarë që të shesin e të dhjesin, sa herë që u ofrohen para.
Turma e ish doganierëve, tatimorëve, drejtorëve dhe lukunia e shërbëtorëve, që nuk dinin të bëninë asgjë veç se servilizmin ekstrem… nuk janë as demokrat, as popull, as burra dhe as gra, veçse shpresëhumbur, që shpresojnë te ringjallja, që nuk ndodh veç nëse je Krishti!
Kështu që, duke pritur sa të zgjidh ushkurët plaku, partia po shkon tek “të shumtit”, kurse karrigia do rri në “tokën e xanun”, deri sa SHQUP-it t’i ndryshohet vendndodhja dhe tek porta t’i vendoset tabela: Këtu ka qenë karrigia e Sali Berishës!/Ekskluzive.al