osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PD me Këlliçin e kanë linçuar Bogdanin si dikur Berisha ka bërë me Sokol Olldashin ose Azem Hajdarin. Dhe tani e qajnë njësoj!

PD me Këlliçin e kanë linçuar Bogdanin si dikur Berisha ka bërë me Sokol Olldashin ose Azem Hajdarin. Dhe tani e qajnë njësoj!

Hipokrizia e parë në lotët e Belind Këlliçit dhe shumë eksponentëve të tjerë të Rithemelimit, të cilët ditët e fundit pretendojnë se vajtojnë vdekjen e parakohshme të Gerti Bogdanit, është identike me lotët e derdhur nga Sali Berisha kur u vra Azem Hajdari apo kur vdiq në një aksident rrugor Sokol Olldashi.

Klonet e Berishës sillen njësoj si ai kur vdes një kundërshtar politik. Dhe Gerti Bogdani u trajtua si nje kundershtar i ashper politik nga Belind Kellici ne garen paraprake te Partise Demokratike, ne te cilen te dy garonin si kandidate per kryetar bashkie perpara zgjedhjeve bashkiake te Tiranes 2023 (se bashku me Fatbardh Kadillin dhe Ilir Alimehmetin). Një garë e pistë ku Kelliçi goditi Bogdanin, duke e etiketuar për muaj të tërë si “kandidati i inceneratorëve” për shkak të një fotoje të vjetër që tregon Bogdanin në Zimbawe së bashku me Mirel Mërtirin.

Qentë mediatikë që Kellici përdor sa herë i duhet të godasë një kundërshtar (të cilin si Berisha i konsideron armiq personal) u egërsuan me një lumë artikujsh kundër Gerti Bogdanit, një eksponent politik i moderuar dhe paqësor shumë i ndryshëm nga klonët e Saliut që u zbulua i paaftë për t’u mbrojtur përballë atij lumi të helmeve dhe shpifjeve ku merrte pjesë edhe televizioni i Berishës, që e ftonte në studio për ta poshtëruar.

Gerti Bogdani e humbi garen (ndoshta e manipuluar) dhe Belind Kellici e fitoi sepse keshtu deshen Sali Berisha dhe familja e tij. Një kandidat perfekt për Rithemelimin që në fakt humbi zgjedhjet me 60 mijë vota diferencë me Erion Veljain.

Por Kellici është si Berisha, nuk e harron urrejtjen, dhe linçimi i tij ndaj Bogdanit vazhdoi edhe më pas: Artikulli i fundit i porositur nga bashkëpunëtori i tij në shpifje ishte vetëm 3 muaj më parë! Ndërkohë, Bogdani ishte përzënë nga çdo post dhe funksion partiak dhe nuk e dimë nëse të gjitha këto sulme dhe ky trajtim i egër që iu bë nga partia e tij ndikuan në dobësimin e zemrës së tij të brishtë, sepse edhe fjalët helmuese dhe shpifje mund të vrasin.

Por leximi dhe dëgjimi i fjalëve hipokrite të Këlliçit dhe bashkëpunëtorëve të partisë së tij që lavdërojnë figurën dhe kujtesën e tij pas vdekjes të bën vërtet të vjellësh.