1xbet betist supertotobet
konya escort
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
istanbul escort
skype show whatsapp show
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan

PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar: “Berishistët” rrezikojnë të ngelin jashtë si të pavotuar Ja strategjia e Bashës për të reformuar partinë!

PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar: “Berishistët” rrezikojnë të ngelin jashtë si të pavotuar  Ja strategjia e Bashës për të reformuar partinë!

Ashtu siç gazeta “SOT” e paralajmëroi, Partia Demokratike mbledh sot Kuvendin Kombëtar.

Janë plot shtatë mijë e pesëqind delegatë të Kuvendit Kombëtar të PD, të cilët janë thirrur për të qenë prezentë ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve për të votuar Këshillin e ri Kombëtar të kësaj force politike.

Mes 600 emrave të propozuar në Kryesinë e Partisë Demokratike nga kryedemokrati Lulzim Basha, delegatët e vjetër të Kuvendit do të përcaktojnë me votë 300 anëtarët e rinj të këtij forumi, që do të përzgjedhë më pas edhe Kryesinë e re, ndonëse kësaj të fundit ende si ka mbaruar mandati.

Lista e gjatë e propozimeve të kryedemokratit nuk ka sjellë surpriza, pasi Basha e ka parë të udhës që të dërgojë për votim të gjithë anëtarët e kryesisë dhe ata të Këshillit Kombëtar, përfshi edhe kritikët e tij, Edith Harxhin, ish-Sekretarin e Përgjithshëm Arben Ristani dhe Kryetarin e Këshillit, Bujar Nishani.

Mirëpo ky i fundit për shkak të posteve të larta që ka mbajtur nuk i nënshtrohet votimit duke u zgjedhur automatikisht. Ndërsa ajo që ngjall kureshtje është se pas kritikave të forta në adresë të Bashës, a do ta ripropozojë emrin e Nishanit sërish për të drejtuar Këshillin Kombëtar, apo kryedemokrati ka vendosur t’ia besojë drejtimin e këtij organi ndonjë figure tjetër me peshë në PD.

Berishistët rrezikojnë të mos votohen, ja strategjia e Bashës

Por gazeta ka mësuar se njerëzit e klanit “Berisha”, përfshi këtu ish-presidentin Nishani, rrezikojnë të mos votohen nga anëtarët e Kuvendit Kombëtar për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar. Burime nga selia blu i pohuan gazetës se anëtarët e Kuvendit janë udhëzuar se për cilat emra do të votojnë për t’i katapultuar si anëtarë të Këshillit, ku padyshim që “viktima” do jenë kritikët e Bashës dhe njerëz të afërt të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Pra, përmes kësaj strategjie, lideri demokrat Basha synon të çojë përpara misionin e tij për të për të reformuar partinë nga ithtarët berishistë. Gjithashtu, të shtunën do të votohen edhe ndryshimet statutore të propozuara nga kreu i demokratëve Basha, të vetmet që morën pëlqimin e Kryesisë.

Përmes tyre Basha synon zgjerimin e kryesisë, Këshillit Kombëtar, shtimin e sekretariateve dhe atë të nënkryetarëve. Kuvendi Kombëtar do të njihet gjithashtu edhe me analizën e humbjes së demokratëve në zgjedhje, që e cilësojnë masakër elektorale. Pas Lulzim Bashës dhe 19 drejtuesve politikë të qarqeve, fjala do të jetë e hapur për këdo.

Debatet në Kryesi, reagon Paloka

Nga ana tjetër, dje nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar lidhur me zhvillimet e dy dite më parë në mbledhjen e Kryesisë së PD, si edhe debatet e zhvilluara në të pas analizës së zgjedhjeve të 25 prillit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Paloka theksoi se nëse PD do të arrinte objektivat në zgjedhjet e 25 prillit, sipas tij, sot demokratët do të ishin në pushtet.

“Ajo që unë dua të sqaroj është se as dje dhe asnjëherë tjetër unë nuk kam thënë që “Durrësi i arriti objektivat” e për më tepër të debatoja për këtë se pastaj nuk do isha unë me këmbë në tokë. Nëse do arrinim objektivat dhe projeksionet pavarësisht manipulimeve që u bënë, ne do ishim në pushtet .

Po objektivi ynë nuk u arrit për një arsye që nuk ka shqiptar që nuk e di, e që është manipulimi me të gjitha mënyrat i zgjedhjeve të 25 prillit. Kjo del qartë dhe në analizën e bërë, por e përsëris nuk ka shqiptar që nuk e di, i madh apo i vogël, i majtë apo i djathtë qoftë. Të tjerat nesër në Kuvend”, shkruan Paloka.