osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PD-LSI tentojnë skenar maqedonas për të futur në kaos vendin

PD-LSI tentojnë skenar maqedonas për të futur në kaos vendin

Berisha, Basha dhe Kryemadhi nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga skenarët destabilizues të tipit “Gruevski”. Ashtu siç gazeta e paralajmëroi se baza demokrate ishte përgatitur dhe udhëzuar për të sulmuar Parlamentin, e njëjta gjë ndodhi edhe ditën e djeshme. Pak minuta pasi Kuvendi i Shqipërisë njoftoi e se në orën 17:00 do të zhvillohej seanca plenare, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim mobilizuan menjëherë militantët për të protestuar. Protesta e opozitës nis në orën 16:30 para Parlamentit, ndërsa zgjati rreth 3 orë, ku shumë mbështetës të partive kryesore me në krye PD dhe LSI kishin udhëtuar nga Tirana dhe rrethet përqark për të qënë pjesë e këtij tubimi.

Fillimisht, protestuesit u grumbulluan para selisë blu dhe më pas nisën marshimin për tek Kuvendi, të shoqëruar nga Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Sali Berisha dhe krerë të partive aleate. Rreth orës 16:45 minuta, sheshi para Parlamentit nisi të popullohej, teksa protestuesit në kor thërrisnin “Qeveri e krimit”, “Parlament i krimit”, “Iu kemi zënë në çark si minjtë”, ndërsa mbanin në dorë edhe pankarta me mbishkrime anti-qeveritare, vuvuzela dhe sende të forta. Protestuesit u ndanë në dy grupe, ku një pjesë u vendos para hyrjes kryesore të Kuvendit, ndërsa pjesa tjetër tek hyrja nga Akademia e Shkencave përballë qendrës tregtare “Toptani”, duke rrethuar në këtë mënyrë Parlamentin.

Sulmohen deputetët dhe ministrat

Kur ora po shkonte drejt 17:00, kohë kur pritej të niste seanca plenare, protestuesit u mobilizuan, pasi vunë re që drejt Kuvendit po hynin disa deputetët të mazhorancës, të cilët nuk iu ishin bashkuar ende kolegëve të tyre. Protestuesit u hodhën menjëherë në sulme, duke bërtitur mes ovacioneve, ndërsa nisën të qëllonin me sende të forta në drejtim të ministrave dhe deputetëve, duke mos i lejuar këtë të fundit që të hynin në Parlament.

I pari që ra pre e sulmeve të militantëve të tërbuar të opozitës ishte ministri i Turizmit, Blendi Klosi, të cilit iu bllokua rruga dhe duke përfituar nga situata disa protestues nisën ta shtynin dhe ta gjuanin me sende të forta, tymuese, shashka dhe flakadanë. Por u desh ndërhyrja e menjëhershme e efektivëve të Policisë dhe Gardës së Republikës, të cilët morën në mbrojtje ministrin Klosi duke e shoqëruan drejt Kuvendit.

Më pas, pre e sulmeve ra edhe deputeti Paulin Sterkaj, ndaj të cilit u hodhën flakadanë nga protestuesit, por që ai arriti që t’ia hidhte paq, pasi jovetëm që reagoi ndaj protestuesve, por hyri pa problem në oborrin e Kuvendit. Ndërkohë që pre e sulmeve të protestuesve të opozitës ranë edhe disa deputetët të tjerë si Xhemal Qefalia, Bujar Çela apo Vullnet Sina. Por ajo që ra në sy në këtë veprim të opozitës, ka të bëjë me faktin se militantët e saj ishin të parapërgatitur dhe ishin urdhëruar që të mësynin brenda Kuvendit, skenar ky i ndodhur pak kohë më parë në Maqedoninë e Veriut, atje ku ish-kryeministri Gruevski urdhëroi protestuesit që të hynin brenda, duke dhunuar kështu ministrat dhe deputetët kundërshtarë.

Pra, teksa heqim një paralele mes Gruevskit dhe opozitës shqiptare, edhe protesta e djeshme si kryefjalë të saj kishte pikërisht dhunën dhe kaosin, ku thelbësorja ishte hyrja brenda Parlamentit dhe dhunimi i deputetëve të mazhorancës.

Protestuesit përplasen me policinë

Edhe pse Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës ishte kujdesur për mbarëvajtjen e protestës dhe sigurinë e politikanëve, duke e rrethuar Parlamentin me dy rreshta me tela me gjemba dhe dy kordonë me forca speciale, militantët e tërbuar të opozitës nisën konfrontimin me uniformat blu. Ishte ora 18 e 30, kur grupi i revoltuar i protestuesve të PD, të udhëhequr nga Basha e Kryemadhi dhe Berisha, nisën të përplasen me policinë, duke çarë kordonin e policisë para Parlamentit, me qëllim futjen brenda godinës, ndërsa hodhën sende të forta në drejtim të uniformave blu. Por i menjëhershëm ishte reagimi i policisë, e cila iu përgjigj turmës me gazlotsjellës për ta shpërndarë./Rigels Seliman