osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PD-LSI strategji të njëjtë me opozitën serbe, skenarë rusë dhe marshim rrugëve të Tiranës për të destabilizuar vendin

PD-LSI strategji të njëjtë me opozitën serbe, skenarë rusë dhe marshim rrugëve të Tiranës për të destabilizuar vendin

Thellohen akoma dhe më tepër skenarët serbo-rusë në Tiranë për destabilizimin e vendit. Opozita doli dje sërish në protestë me qëllim rrëzimin e qeverisë, por ajo që ra në sy ishte se ndryshoi strategjia e reagimit.

Dje turma marshoi nëpër rrugët e Tiranës, si asnjëherë më parë, duke paralizuar disa akse të rëndësishme në vend, si Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën pas Kryeministrisë, Rrugën e Elbasanit, një pjesë të Unazës, rrugën para Parlamentit, etj.

Por kjo strategji e opozitës ka një ngjashmëri të frikshme me opozitën serbe. Prej muajsh në Beograd opozita ka nisur bojkotin parlamentar dhe ka protestuar me dhjetra herë ndaj presidentit Vuçiç. Por në çdo protestë ata kanë ndjekur të njëjtën strategji si opozita shqiptare dje. Nëse i përmendim si shembuj, në protestën e 8 dhjetorit 2018 protestuesit u mblodhën pranë Fakultetit të Filozofisë së Universitetit të Beogradit dhe marshuan drejt radiotelevizionit të Serbisë.

Më pas marshuan rrugëve të Beogradit. Po ashtu në protestën e 23 dhjetorit 2018 ata marshuan rrugëve të Beogradit kundër asaj që e quajnë shtypje që Vuçiç po i bën opozitës e mediave. Një protestë e tillë u zhvillua më 12 janar 2019 dhe turma marshoi nëpër rrugët e Beogradit duke paralizuar trafikun. Një tjetër protestë është e datës 10 shkurt, ku sërish ishte në formë marshimi.

Pra duket se opozita shqiptare vodhi të njëjtën teknikë me opozitën serbe. Një tjetër strategjie ngjashme është se në Serbi po protestohet dhe në rrethe, njësoj si në Shqipëri. Por edhe pse deri diku duket normale, problemi është se pas opozitës serbe fshihen rusët. Vuçiç është pro amerikan dhe Rusia po nxit rrëzimin e tij përmes opozitës, duke shkaktuar destabilizim. Duke qenë se dhe në Tiranë kemi të njëjtin skenar dhe strategji, dyshimet janë se Rusia fshihet pas gjithçkaje. Faktet janë pa fund, por strategjia e djeshme i vë kapak gjithçkaje, pasi kemi një skenar identik me skenarët serbo-rusë për të paralizuar kryeqytetin.

Ja çfarë ndodhi në Tiranë

Protestues nga qytete të ndryshme të vendit rreth orës 11 nisën të grumbullohen para Kryeministrisë, ndërsa gjysmë ore më vonë me ta u bashkuan kreu demokrat Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. PD kishte kërkuar 48 orë leje dhe plani ishte që turma të qëndronte aty për dy ditë. Ish-deputeti Flamur Noka, ishte ai që dha sinjale se po shkohej drejt këtij plani. Ai mori mikrofonin dhe kërkoi që turma ta ndjekë, duke deklaruar se kjo protestë do jetë në formë marshimi. Pasi e mbylli fjalën, Basha e Noka u nisën për të rrethuar Kryeministrinë.

Ata bënë një marshim duke kaluar përgjatë rrugës “Ismail Qemali”, te ish-ministria e Integrimit, e duke përfunduar përreth Piramidës. Qëllimi ishte që Kryeministria të rrethohej. Më pas Noka kërkoi që të ripërsëritej e njëjta gjë dhe turma vazhdoi sërish duke marshuar rreth Kryeministrisë. Në fund po Flamur Noka, ishte ai i cili kërkoi që të vijonte sërish marshimi, ndërsa këtë herë turma u drejtua te Parlamenti, duke marshur përgjatë bulevardit, e duke u kthyer te Pedonalja.

Aty situata doli pak jashtë kontrollit, ku pati përplasje me policinë e gaz lotsjellës. Por rreth orës 14.30 Basha i tërhoqi sërish protestuesit drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit dhe kur pritej që tubimi të zhvendosej para Kryeministrisë, lideri i PD u ndal te selia e partisë dhe e quajti të mbyllur protestën. Pra dje PD-LSI lëviznë si opozita serbe.

Dështon sërish opozita

Protesta e djeshme e opozitës mund të quhet sërish e dështuar. Pas protestave që ndodhën te Parlamenti në fillim të muajit, kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se do të shkohej te mosbindja civile me qëllim largimin e Ramës. Por presioni ndërkombëtar bëri që ditët e fundit retorika e tij të ndryshojë. Në asnjë moment Basha nuk bëri thirrje për dhunë, ndërsa para Kryeministrisë nuk pati incidente.

Edhe para Kuvendit ishte një grup i vogël që u përplasën me policinë. Por dje opozita kishte tjetër skenar, atë të një proteste shumë të gjatë, pse jo edhe deri të dielën në mëngjes. Kjo u tha dhe nga vetë ish-deputetët. “Sot do të qëndrojmë në shesh me orë të zgjatura dhe do të shohim se si do të reagohet”, tha Dashamir Shehi. Në të njëjtën linjë ishte dhe Grida Duma, e cila po ashtu deklaroi se kjo protestë nuk do mbyllej aq lehtë.

Vetë PD në kërkesën që i dërgoi policisë kërkonte leje për 2 ditë dhe linte të nënkuptohej se ky ishte plani i tyre. Por gjithçka u mbyll për katër orë duke treguar se dështoi një tjetër tentativë për të rrëzuar qeverinë. /Kliti Topalli