osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PD kërkon “tradhtarët”: Punuan kundër, të mos lejohen të votojnë në parti

PD kërkon “tradhtarët”: Punuan kundër, të mos lejohen të votojnë në parti

9 muaj para zgjedhjeve lokale partia më e madhe në opozitë ka nisur përgatitjet për betejën elektorale. Kryetari i Partisë Demokratike ka urdhëruar nisjen e zgjedhjeve në nivelin bazik të partisë, seksione dhe grup seksione.

Në udhëzimin e krye-demokratit bie në sy porosia për identifikimin e personave që mund të konsiderohen si “tradhtarë”, pasi nuk kanë punuar për partinë, por kundërshtarin politik.

 

Udhëzimi i ndan anëtarët e rinj në tre kategori, në aktiv jo aktiv dhe jo prezentë: “Në kategorinë e fundit, anëtarë jo prezentë, janë futur edhe ata anëtarë që kanë kaluar apo kanë punuar në formacione të tjera politike kundërshtare. Si rregull, këta persona nuk duhet të lejohen të votojnë.” – udhëzimi i kreut të PD.

Krahas të ashtuquajturve “tradhtarë”, Lulzim Basha kërkon edhe evidentimin e personave më të aftë, të cilët janë te gatshëm të marrin përsipër sfidën elektorale dhe ta drejtojnë Partinë Demokratike drejt fitores. Situata politike dhe aksioni opozitar, përballë një mazhorance, të cilën demokratët e akuzojnë si të kriminalizuar dhe korruptuar, ishte arsyeja se pse demokratët shtynë për në vjeshtë zgjedhjet në parti.

Në urdhrin e ri të Lulzim Bashës 30 tetori caktohet si afati i fundit për përmbylljen e procesit në grup-seksione dhe seksionet e partisë, sipas parimit “një anëtar, një votë”. Mbrëmjen e së mërkurës në selinë e PD-së u caktuan edhe drejtuesit e grupeve të punës për secilin qark.

Edi Paloka do të kryesojë punën në Kukës. Flamur Noka caktohet drejtues i grupit të punës ne Shkodër, Oerd Bylykbashit i besohet puna në Durrës, ndërsa Fatbardh Kadillit ne Vlorë, Arben Ibro në Lezhë dhe Edmond Spaho në Elbasan, ndërsa Kreshnik Çollaku shkon me Dibër dhe Arben Ristani në Korçë.

Në Tiranë puna është më e madhe ndaj u caktuan 15 deputetë për të përgatitur zgjedhjet. Sipas udhëzimit grupet e punës në çdo grupseksion do të nisin procesin e konsultimit dhe marrjen e propozimeve të anëtarësisë mbi kandidaturat për kryetar dege, si dhe për këshilltaret bashkiak dhe kryebashkiak.(TCH)