Asgjë nuk i ngjasoi sot një dite votimi edhe pse presidenti Ilir Meta teksa anuloi 30 qershorin me një dekret që u quajti nul nga maxhoranca, shpalli sërish me dekret datën e ardhshme sipas tij kur shqiptarët do duhej të zgjidhnin kryebashkiakët e rinj.
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri ka ironizuar Partinë Demokratike dhe zgjedhjet e 13 tetorit, të dekretuara nga Presidenti Ilir Meta.
Kulluri shkruan:
“Pas fitores së opozitës me 85% te votave me 30 qershor, sot pritet fitore me 100% ! Dhe thonë se gjithë pushtetet i ka Rama! Në fakt është e kundërta, opozita ka fituar dy zgjedhjet e fundit me shumice absolute! Dhe pastaj vjen vjehrra e te thote “femije të dashur, çohuni nga gjumi se u bëtë vonë për shkollë”! Dhe ja kështu, kështu…..”,.