osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PD fut ushtarët e Berishës në Komisionin e Reformës Zgjedhore: Bylykbashi rehabilitohet nga njerëzit e Bashës

PD fut ushtarët e Berishës në Komisionin e Reformës Zgjedhore: Bylykbashi rehabilitohet nga njerëzit e Bashës

PD zyrtare ka dërguar në Kryesinë e Kuvendit emrat e deputetëve të saj që pritet të plotësojnë 3 komisionet parlamentare për Reformën Zgjedhore, Reformën Territoriale dhe Investimet Strategjike. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar demokrat, e drejtuar nga kreu i këtij grupi Enkelejd Alibeaj.

Ajo çfarë vlen të theksohet është se Partia Socialiste ka pranuar bashkëpunim me opozitën për 2 nga 3 komisionet e sipërpërmendura: Reformën Zgjedhore dhe atë territoriale, ndërsa 2 herë ka rrëzuar kërkesën e PD për ngritjen e një komisioni të posaçëm dhe hetimor parlamentar për zbatimin e ligjit për investitorët strategjikë.

Ditën e martë, deputeti i opozitës Agron Duka tërhoqi firmën nga kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike duke e zbritur numrin e firmave nga 35 në 34 (nën kriterin kushtetues). Për këtë arsye, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla nuk e mori parasysh kërkesën e opozitës gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe opinionit publik është se në listën e anëtarëve të opozitës për komisionin e Reformës Zgjedhore është përfshirë emri i deputetit të Grupit të Rithemelimit të PD, Oerd Bylykbashi.

Alibeaj: Nuk po provokoj, Bylykbashi është magazinë përvoje

Pas mbledhjes me grupin parlamentar demokrat, kreu i këtij grupi Enkelejd Alibeaj u përgjigj se për pyetjen përse ka propozuar deputetin demokrat Bylykbashi në komisionin e reformës zgjedhore. Ai u shpreh se Bylykbashi është një politikan me përvojë lidhur me çështjet zgjedhore dhe për këtë arsye ka përzgjedhur emrin e tij. Alibeaj hodhi poshtë pretendimet se po bën provokim për të goditur fraksionin e “Foltores” në PD. Për sa i përket autoritetit që ka në parti, ai nënvizoi se askush nuk mund t’i diskutojë pozicionin si kryetar i grupit parlamentar demokrat. “E kam bërë në tagrin e kryetarit të grupit parlamentar.

Bylykbashi është si të thuash një lloj eksperience, një lloj magazine e asaj se çfarë ka ndodhur jo vetëm në këto vite por shumë më tepër se kaq dhe besoj që e ka përvojën, aftësinë edhe dëshirën për të kapërcyer këto gjërat e vogla për një gjë që të gjithë biem dakord se duhet bërë. Nuk është provokim jo. Emrat që janë vendosur aty dinë dhe çfarë të japin por shihni dhe reformën territoriale. Nuk është provokim, është thjesht dhe vetëm hapësirë e mundësi për të kontribuar për disa gjëra që janë të përbashkëta.

Nuk ka nevojë të më konfirmojë njeri që jam kryetar i grupit parlamentar të PD”, deklaroi fillimisht drejtuesi i grupit të deputetëve të partisë më të madhe opozitare. Për sa i përket akuzave se mazhoranca nuk ka mandate legjitime duke nisur nga çështja e zgjedhjes së presidentit, Alibeaj e përjashtoi kategorikisht variantin që opozita të tërhiqet nga dy komisionet e sipërpërmendura duke theksuar se do të vazhdojë betejën politike deri në fund. “Ne e dimë që jemi opozitë.

E vjedhur madje. Nëse është kështu dilema që duhet të kemi është ose t’i ikim betejave për të ruajtur fytyrën, ose bëjmë betejë. Betejë do të bëjmë për të dyja komisionet. Për Reformën Territoriale a është thënë që të marrim pjesë? Për Reformën Zgjedhore a kemi rënë dakord për të marrë pjesë? Ka nevojë për dëshirë për të mbrojtur interesin publik”, përfundoi kreu i grupit parlamentar të PD në selinë blu, Enkelejd Alibeaj.

Balla: Gati të votojmë emrat për dy komisionet

Nga ana tjetër, homologu i Alibeajt, Taulant Balla konfirmoi se mazhoranca do të miratojë ngritjen e komisioneve parlamentare për reformën zgjedhore dhe territoriale në seancën më të afërt plenare. Ai theksoi se të hënën do të depozitohen të gjitha emrat e anëtarëve të dy komisioneve të sipërpërmendura. Për sa i përket çështjes së komisionit për investimet strategjike, eksponenti i selisë rozë nuk u shpreh.

“Në mes të shkurtit ne kemi miratuar në Kuvend ngritjen e Komisionit. Kemi pritur prej kohësh që opozita të sjellë emrat. Ditën e hënë do të sjellin ku do të depozitojnë emrat dhe në seancën e parë do të miratojmë emrat dhe shumë shpejt do të nisim. Ne kemi dhënë miratimin tonë për komisionet dhe përshëndes faktin e ngritjes së komisioneve nga opozita”, përfundoi kreu i grupit socialist”, deklaroi për mediat nga Kryesia e Kuvendit Taulant Balla.

Bylykbashi: E mora vesh lajmin në media

Në një prononcim për një media të njohur, deputeti demokrat i Rithemelimit të PD, Oerd Bylykbashi u përgjigj se lajmin që emri i tij është propozuar nga Alibeaj në komisionin për hartimin dhe miratimin e reformës zgjedhore, e mësoi nga mediat. Ai shtoi me ironi se po nga media mori vesh dhe kur ish-kreu i PD, Lulzim Basha e shkarkoi nga një tjetër komision për reformën zgjedhore. “E mora vesh nga mediat që jam caktuar anëtar. Edhe kur me hoqi Basha nga Zgjedhorja, nga mediat e mora vesh”, u përgjigj deputeti i Durrësit, Oerd Bylykbashi.