osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PD fundos Metën, riaktivizon komisionin hetimor të dro.gës, gati të dalin në dritë dokumentet sekrete për favoret e LSI ndaj Balilit

PD fundos Metën, riaktivizon komisionin hetimor të dro.gës, gati të dalin në dritë dokumentet sekrete për favoret e LSI ndaj Balilit

Dokumentet që faktojnë lidhjet mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Klement Balilit pritet të dalin shumë shpejt në dritë. Gazeta deklaroi pak ditë më parë se në Kuvend ndodhet një dosje sekrete me të dhëna për influencën e “Eskobarit të Ballkanit” në politikë dhe kjo dosje shumë shpejt mund të hapet. Partia Demokratike ka dorëzuar dje në Kuvend një kërkesë, për të zgjatur punimet e komisionit hetimor për fenomenin e drogës në Shqipëri, i njohur si komision “Tahiri”.

Këtij komisioni i skadoi afati që në dhjetor, por kur u mendua se opozita u tërhoq për shkak se Tahiri tani është jashtë politikës, dje demokratët kanë bërë një lëvizje surprizë, pasi kanë vendosur që t’i shkojnë deri në fund hetimeve. Por, me këtë lëvizje PD duket se fundos më tepër LSI sesa mazhorancën. Opozita dhe mazhoranca në këtë komision kanë objekte të ndryshme hetimi. PD ka kërkuar informacione nëpër institucione mbi Tahirin dhe fenomenin e kanabisit gjatë qeverisë së PS, ndërsa socialistë kanë hetuar fenomenin gjatë qeverisjes së PD, por dhe kanë kërkuar të dhëna mbi lidhjet e politikës me trafikantë.

Përfaqësuesit e mazhorancës, kanë marrë tashmë në dorë dokumente nga 3 institucione, sa i takon kontakteve që ka pasur Klement Balili me politikën dhe veçanërisht me LSI. Deri më tani dihet që LSI ka pasur lidhje me Balilin, ndërsa po ashtu dihet që Ministria e Bujqësisë e drejtuar nga LSI u ka dhënë toka familjarëve të tij. Por sipas informacioneve, Kuvendi ka marrë dokumente shumë voluminoze me të dhëna të papublikuara dhe që konsiderohen sekret.

Megjithatë, paraprakisht gazeta ka mësuar se Ministria e Bujqësisë ka dorëzuar të gjitha të dhënat mbi marrëveshjet që janë firmosur me familjarët e Balilit për dhënin me qira të tokave bujqësore. Bëhet fjalë për dy marrëveshje. Po ashtu, Ministria e Ekonomisë ka dorëzuar të dhëna të plota për kontratat e privatizimit të godinës ku është ndërtuar sot “Santa Quaranta”. Po ashtu, prokuroria ka dhënë informacione mbi të gjitha hetimet që janë bërë ndaj Balilit.

Rreziku i LSI

Vetë presidenti Ilir Meta pak kohë më parë e pranoi se e ka takuar Balilin, por mohoi ti ketë bërë atij favore. Madje ai e sulmoi në momentin që u arrestua. “E përshëndes ndalimin e Klement Balilit, një person me mjaft probleme me ligjin. Dhe me këtë rast dua të falënderoj jo vetëm agjencitë ligjzbatuese, por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, për presionin e gjithanshëm për të arritur këtë rezultat sot”, tha Meta. Por vete Balili i dha një goditje të fortë presidenti.

Ai tha se ka kontribuuar shumë për LSI në zgjedhjet e 2013. “Familja ime ka kontribuar për këtë parti. Edhe unë kam kontribuar. Kam kontribuar, pavarësisht se nuk jam ngatërruar me politikën, por kam ndihmuar thjesht familjarët. Dhe për këtë gjë m’u ofrua ky shpërblim, si post drejtori. Dhe unë e pranova dhe kam shërbyer në atë post. Nuk jam implikuar në korrupsion. Dhe kjo është një gjë që e faktojnë edhe provat”, tha ai. Balili deklaroi se ka pasur takime dhe me Berishën.

“Po, para shumë kohësh, kur vinte në zonën e Delvinës. Ka kaluar në fshatin tim, ka ardhur edhe në banesën time. Unë kam qenë i vogël atëherë, e kam takuar, i kam dhënë edhe dorën. Vetëm atë person”, tha ai. Kur u arrestua Balili, ra zija në LSI. Asnjë zyrtar i saj nuk foli për të. Frika e tyre është se Balili mund të tregojë favoret që i janë bërë dhe lidhjet që ka pasur me ta. Por telashet për LSI janë shtuar, pasi riaktivizimi i komisionit do nxjerrë në dritë fakte befasuese.