osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PD e Shkodrës denoncon shkarkimet e Bardh Spahisë: Është kthyer në zaptues dhe vegël e “non gratës”, po aplikon luftë klasash

PD e Shkodrës denoncon shkarkimet e Bardh Spahisë: Është kthyer në zaptues dhe vegël e “non gratës”, po aplikon luftë klasash

Me ardhjen në krye të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka filluar nga shkarkimet. Shkarkimet e Bardh Spahisë, vetëm një muaj pasi mori detyrën e kryetarit të bashkisë, kanë shkaktuar edhe përplasje brenda demokratëve të Shkodrës.

Mësohet se ai ka firmosur shkarkimin e 2 administratorëve, atij të njësisë Administrative të Postribës, Altin Shabaj dhe atij të Dajçit, Gjovalin Darragjati, ndërsa duhet theksuar se administratori emërohet dhe shkarkohet nga kryetari i bashkisë dhe është përgjegjës para tij për funksionimin dhe veprimtarinë e administratës.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka dënuar me forcë lirimin nga detyra të Altin Shabajt dhe Gjovalin Darragjatit, shkarkime të cilat i quan se janë bërë për arsye politike.

Në thirrjen drejtuar Bardh Spahisë, PD kërkon prej tij të ndalojë hakmarrjen dhe presionin politik. Partia Demokratike deklaron se Spahia është kthyer në një zaptues dhe vegël e “non gratës” duke iu referuar Berishës.

“Bardh Spahia kryetari i Bashkisë Shkodër, pa marrë mirë detyrën e kryetarit të bashkisë, në vend të mendojë për të zgjidhur nevojat emergjente që ka Bashkia Shkodër, tu japë zgjidhje problemeve të qytetarëve të Shkodrës ka filluar spastrimet duke urdhëruar largimin nga detyra të :

Altin Shabaj, administrator në Njësinë Administrative Postribë, Bashkia Shkodër dhe Gjovalin Darragjati, administrator në Njësinë Administrative Dajç, Bashkia Shkodër.

Janë bërë bashkë të korruptuarit, “non gratat”, përfituesit dhe zaptuesit e Shkodrës, për të sunduar Shkodrën, për të sunduar të ardhmen. Bardh Spahija ndalo presionin politik dhe hakmarrjen! Shkodra dhe shkodranët, nuk ua kanë borxh. Ata duan zgjidhje për hallet e problemet e tyre, ata duan punë”, deklaron PD.

Reagon kryetari i degës Shkodër

Ndërkohë, pas shkarkimit të 2 administratorëve në Shkodër ka reaguar kryetari i degës Shkodër, Xhevdet Amuli. Ai ka deklaruar se janë bërë bashkë të gjithë të korruptuarit dhe “non gratat” për të zaptuar dhe sunduar Shkodrën.

Ai gjithashtu tha se bashkimi nuk bëhet me presion politik apo përjashtime nga puna.“Janë bërë bashkë të korruptuarit, “non gratat”, përfituesit dhe zaptuesit e Shkodrës për të sunduar Shkodrën dhe të ardhmen.

Ndërsa flasim për bashkim, realiteti është presion politik, hakmarrje, përjashtim apo largime nga puna të gjithkujt që nuk bashkohet me hallin e Bardh Spahisë apo Voltana Ademit. Bardh Spahia ndalo presionin politik dhe hakmarrjen”, tha ai. Një reagim ka ardhur edhe nga Gjovalin Darragjati, administrator në Njësinë Administrative Dajç.

Ai ka thënë se shkresa e cila sipas tij u përcoll dorazi përmbante tone kërcënuese. Ai tha se shkresa nuk përmbante ndonjë motiv për largimin nga puna.“Përmes një shkrese të përcjellë dorazi dhe pa asnjë thirrje paraprake për komunikim administrativ, jam njoftuar për lirim nga detyra prej Kryetarit të Bashkisë të ardhun nga Tirana, zoti Bardh Spahia.

Shkresa jo vetëm nuk përmban ndonjë motiv dhe arsyetim, sikurse e kërkon kodi i punës, por ka një ton të përsëritur dy herë, kërcënues ndaj një punonjësi të administratës së bashkisë Shkodër, qytetarit të Shkodrës dhe aktivisti shoqëror”, tha ai.