osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PD e frikësuar nga lidhjet me Lazaratin dhe drogën: Tërhiqet nga hetimet i Tahirit për të shpëtuar Shkëlzen Berishën dhe zyrtarët e LSI!

PD e frikësuar nga lidhjet me Lazaratin dhe drogën: Tërhiqet nga hetimet i Tahirit për të shpëtuar Shkëlzen Berishën dhe zyrtarët e LSI!

Komisionet hetimore vijojnë të simbolizojnë dështimin në vendin tonë. Edhe pse ngrihen me bujë të madhe dhe në fokus të trajtimit janë çështje shumë të rëndësishme, puna e këtyre komisioneve asnjëherë nuk shkon deri në fund. Përveç rastit të komisionit hetimor të ngritur për aferën e CEZ, i cili përfundoi me një kallëzim penal në prokurori, të gjithë të tjerët mund të themi se janë në histori si të dështuar. Vetëm në katër vitet e fundit, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë nisur investigim për 9 çështje, por asnjë prej tyre nuk ka marrë zgjidhje.

Grupit të komisioneve të dështuara iu bashkëngjit edhe ai i ngritur për hetimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe fenomenit të drogës në vend. Ky komision u ngrit plot 6 muaj më parë me kërkesë të demokratëve, por sot afati ligjor i funksionimit të tij përfundon. Kërkesa për ngritjen e tij ishte e demokratëve për shkak të skandalit që plasi me ish-ministrin Tahiri dhe implikimin e përfolur të tij në trafik droge. Por komisioni hetimor nuk e vazhdon dot më tej hetimin e tij.

Përgjatë këtyre gjashtë muajve duhet të ishin zhvilluar diskutime të rëndësishme sa i takon lidhjeve të politikanëve me krimin dhe fenomenit të drogës, madje për këto çështje duhet të kishin dalë edhe fakte të reja dhe interesante. Por në vetëm 4 mbledhjet e zhvilluara gjithsej, puna e komisionit hetimor u kufizua vetëm me akuzat politike dhe dërgimin e shkresave për informacione nëpër institucionet shtetërore.

Për këto shkresa u zhvillua edhe një debat shumë i fortë mes anëtarëve opozitarë dhe mazhorancës në mbledhjen e fundit, sepse Partia Socialiste kërkonte që përveç të tjerash, të merrte të dhëna nga institucionet shtetërore edhe për lidhjet e Shkëlzen Berishës me drogën; çështjen e Lazaratit dhe mos-ndërhyrjen në këtë zonë nga kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha si edhe për lidhjet e mundshme mes Klement Balilit dhe ish-ministrave të LSI. Duket se këto çështje e trembën opozitën, duke qenë se ky komision nuk u thirr më asnjëherë për të zhvilluar mbledhjen e radhës.

E vetmja kartë që mund të luhet për vijimin e punës së komisionit hetimor mund të jetë kërkesa e opozitës për të zgjatur afatin e tij, por gazeta tentoi të kontaktonte me kryetarin e komisionit, Edi Paloka, mirëpo nuk mori përgjigje. Mesa duket hetimet për Tahirin, Shkëlzen Berishën dhe Klement Balilin i përkasin tani të shkuarës, me përfundimin e afatit.