Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike për të djegur mandatet e deputetëve.
Përmes një mesazhi të shkurtër në rrjetet sociale, zv.kryeministri Braçe shkruan se vetëdjegia e mandateve të PD buron nga dëshpërimi i madh.
Sipas tij, arsyeja për këtë vendim është vijimi i reformave, dhe kryesisht i asaj në Drejtësi.
Braçe shton se Reforma në Drejtësi nuk do të bllokohet, pavarësisht tymit, flakëve, hekurave, betonit apo vojkotit të opozitës.
“Arsye e forte apo jo?! Vetedjegia buron nga deshperimi i madh!
Arsyeja eshte #ReformaPerpara pa pyetur per bllokimin me tym e flake, hekur e beton, vote e bojkot prej tyre!”, shkruan Braçe.