osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PD dhe ministrja Balluku përplasen në Gramsh, ja çfarë pritet të ndodhë sot

PD dhe ministrja Balluku përplasen në Gramsh, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Kanionet e Holtës në Gramsh pritet të jenë vendi i përballjes së sotme mes Partisë Demokratike dhe mbështetësve të saj nga njëra anë dhe qeverisë nga ana tjetër.

Kjo pasi Partia Demokratike ka organizuar sot në mesditë një protestë kundër ndërtimit të hidrocentralit në Holtë të Gramshit. Ndërkohë që tashmë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi kanë nisur një aktivitet.

Sipas njoftimit zyrtar nga dy ministritë Balluku dhe Klosi do të zhvillojnë një diskutim publik me banorët e zonës pikërisht për HEC-in e planifikuar në këtë kanionin e Holtës.

Ky HEC-është kundërshtuar nga banorët, ndërsa pak ditë më parë deputeti i qarkut të Elbasanit si dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se nuk do të cënohet aspak kjo vlerë kombëtare dhe ishte i sigurt që kërkesa e banorëve do të merrej parasysh nga kryeministri Rama dhe ministrja Balluku e Klosi.

Ndërkohë dy ditë më parë ministrja Balluku e cilësoi të papranueshëm rastin e ndërtimit të HEC-it mbi kanionin e Holtës në Gramsh dhe tha se në bashkëpunim ministrin e Mjedisit, Blendi Klosi do të trajtohet në formën e një diskutimi me banorët.

“Nga ana tjetër, kam vendosur ngrirjen e të gjithë kontratave jooperative deri në daljen e raportit të skanimit të tyre. Po ashtu, do të bashkërendojmë me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit për një qasje ligjore dhe administrative të integruar në mënyrë që të mos përsëriten më situata ligjërisht të paatakueshme, por faktikisht të papranueshme, siç është dhe rasti i fundit në Gramsh.

Së bashku me Ministrin Klosi do ta kthejmë rastin e Gramshit në një platformë diskutimi të hapur me komunitetin dhe do të punojmë për përmirësimin e bazës ligjore e të procedurave. Por, dua ta them shumë qartë: vërtet HEC-ët e vegjël kontribuojnë në ekonomi, por dhe mund të dëmtojnë ekonomikisht shumë më tepër sesa kontributi i tyre, nëse për një HEC të vogël i bie vlera një pasurie të madhe natyrore. Ndaj, na duhet një ekuilibër perfekt mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes se pasurive tona natyrore, të cilat janë pasuria më e madhe që ne shqiptarët kemi”,- tha Balluku.

Dje deputeti demokrat Luciano Boci iu bëri thirrje qytetarëve të ngrihen në protestë jo vetëm për Holtën. Deputeti demokrat shkruante në “Facebook” se po zhduken bukuri natyrore për ca fitime miliona euroshe dhe se është mbytur Gramshi, Skrapari, Librazhdi dhe Zagoria me HEC-e.