Me autobusë dhe makina private protestuesit janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar opozitës në protestën që pritet të nisë sot në orën 18:30.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi kanë postuar në Facebook mesazhe të posaçme me thirrjen për bashkim.
“Kavaja dhe gjithë Shqipëria do të bashkohen në Tiranë. Beteja që kemi nisur do të përfundojë vetëm me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e vlerave europiane. E ardhmja e shqiptarëve është Europa!” shkruan Basha.
‘Për dinjitetin, për familjen, për kombin. JO varfërisë, JO arrogancës. Per drejtësi të barabartë, Per shëndetësi të barabartë, Për shanse të barabarta. Asnjë hap pas”, shkruan Monika Kryemadhi.
Sipas mediave 6 autobusë dhe 30 automjete të vogla janë nisur me protestues të Partisë Demokratike nga Berati, ndërkohë që 4 autobuzë dhe automjete private janë nisur me protestues të LSI-së.
Burimet zyrtare nga selia e Partisë Demokratike konfirmojnë se, numri i protestuesve dhe simpatizantëve demokratë është 700 ndërkohë që nga selia e LSI-së konfirmohet se, numri i protestuesve është 600.