Pas super skandalit të Lulëzim Bashës lidhur me bashkëpunimin me lobin rus, ka reaguar edhe deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati i cili nëpërmjet “Facebook”, ka shkarkuar paralajmërimin/denoncimin publik para një viti. Bushati pyet se çfarë foli Lulëzim Basha gjatë takimit me ambasadorin rus në Tiranë. Më tej ka ngritur edhe shqetësimin, se ku e gjeti Lulëzim Basha mbështetjen të dilte hapur kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe reformës së drejtësisë.
Bushati ka denoncuar publikisht se skenari i protestës së vitit 2017, ishte i ngjashëm me skenarin e përdorur nga rusia në Maqedoni dhe Ukrainë.
“Një skenar anti-perëndimor për të prodhuar krizë kur krizë nuk ka” deklaroi Bushati në parlament në vitin 2017. Tashmë pas zbulimit të bashkëpunimit të fshehtë me lobin rus, del qartë se çfarë fshihej mbas Lulëzim Bashës.

Video: