osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pazari radhës: A do ta dorëzojë malësori i Skraparit gruan në SPAK?

Pazari radhës: A do ta dorëzojë malësori i Skraparit gruan në SPAK?

Po ç’malësor zeza je ti o Ilir! Po ku ka parë bota që malësori të shesë bash gruan e vet?! Burracak mund të jesh, po malësor s’ke asnjë shans!

Burgosjet për dosje të sheqerosura nga Edi Rama, duket se nuk do të jenë të vetmet lajme që do të prishin qetësinë e kësaj vere.

Edhe pse Vangjush Dako u la në burg, dosja e tij nuk premton ndonjë hata e as surprizë sa i takon dënimit të pritshëm.

Miku i kryeministrit, ish krye bashkiak i Durrësit, parashikohet të jetë me fat në këtë pjesë, gjë që nuk mund të thuhet për disa emra të tjerë që SPAK u ka bërë letrat gati dhe që janë saktësisht në listën e peshkaqenëve të politikës shqiptare.

Surprizat janë të niveleve të ndryshme qoftë për scoop-in në publik, qoftë për nivelin e arrestimeve, ama për pazaret që luhen nën to nuk mund të thuhet e njëjta gjë.

Lajmi i fundit, i dalë nga korridoret e SPAK, thotë se drejtësia kësaj here i ka hedhur sytë nga opozita. Ka një arsye pse Ilir Meta është refuzuar nga të gjithë pas zgjedhjeve të 14 Majit. Edi Rama e ka bërë dalje prej vitesh tashmë, por edhe As-i nën mëngë i mbetur për ish Presidentin, Sali Berisha, duket se i ka vënë vizën.

I vetëdijshëm për koston politike që pagoi në zgjedhjet e fundit lokale për aleancën me të, por sidomos pasi mori vesh se arrestimi i tij është çështje kohe, edhe plaku non- grata i PD-së e ka larguar nga vetja Ilir Metën.

Arsyeja është se dosja e tij është mbyllur nga SPAK dhe arrestimi është çështje ditësh. Ose më mirë të themi ishte çështje ditësh deri kur politikani i bllokut 700 mijë eurosh, ndoshta më famëkeqi në llojin e vet, ka nisur pazaret nën rrogoz.

Meta është gati të bëjë gjithçka për t’i shpëtuar burgut dhe meqë kësaj radhe nuk bëhet fjalë për të dhënë ryshfete 70-she apo 700 mijë euroshe, ish Presidenti ka nxjerrë në pazar gruan.

Ka javë tashmë që Ilir Meta po jep e merr që në vend të tij, të shkojë në burg Monika Kryemadhi. Gjoja me justifikimin se ajo si grua do ta ketë më të lehtë dhe se ai është më i fuqishëm jashtë sesa brenda, dhe për të zgjidhur problemet me drejtësinë, Ilir Meta ka vënë në gijotinë kokën e Monikës.

Gjë që nuk çudit askënd për aq kohë sa vite më parë, që kur ishte President, Ilir Meta pati filluar lëvizjet për të pritur një ditë si kjo. Ai transferoi të gjitha pasuritë e tij në emër të Monikës dhe vetë figuron me një gjysmë apartamenti modest. Me këtë dhe sipas tij, Meta i pat llogaritur të gjitha. Por kësaj here fermani ka ardhur nga Amerika dhe dosja nuk ka të bëjë vetëm me vjedhjet dhe pushtetin këtej kufirit.

Ilir Meta po hetohet për paratë e hedhura lumë për çështje lobimi në SHBA, shuma fantastike parash që as u dihet origjina, as fillimi e as fundi.

E kur flet Amerika këta tanët heshtin se nuk kanë nga ia mbajnë.

Ndërsa Iliri shet gruan.

Aktualisht dosja e tij është kthyer në mall tregu, në pazar. Po vlerësohet dhe vendoset çmimi i Monikës, nëse vlen apo jo dhe sa para duhen hedhur qe në burg të shkojë ajo dhe jo i shoqi.

Kështu pra u katandis trimoshi i Skraparit.

Si tha para ca muajsh në një studio televizive? Jam burrë, tha, jam malësor Skrapari unë! Le të më dalin përpara pa ua mbajti!

Po ç’malësor zeza je o Ilir! Po ku ka parë bota që malësori të shesë bash gruan e vet?! Burracak mund të jesh, po malësor s’ke asnjë shans!/Pamfleti