osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Patrulla e ndalon dhe i kërkon dokumentet, 37-vjeçari i jep gaz makinës dhe i thyen këmbët policit

Patrulla e ndalon dhe i kërkon dokumentet, 37-vjeçari i jep gaz makinës dhe i thyen këmbët policit

Patrulla e policisë ndalon një automjet për kontroll në qytetin e Kuçovës, por drejtuesi i jep gaz makinës dhe përplas efektivin, duke i shkaktuar fraktura në të dyja këmbët. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit. Autor i kësaj ngjarje është identifikuar Ylli Luka, 37-vjeç, nga Kruja.

Ai është larguar nga vendngjarja duke lënë të plagosur rëndë policin, ndërsa është arrestuar rreth 30 minuta më vonë në dalje të qytetit. Patrulla e policisë i ka kërkuar 37-vjeçarit dokumentet, por ai ka bërë rezistencë. Pas debatit me efektivët, ai ka hyrë në automjet dhe i ka dhënë gaz makinës duke përplasur një nga policët e patrullës, Jonuz Vrapi.

Autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia është vënë në ndjekje të tij, por ka arritur ta prangosë vetëm pas 30 minutash, teksa Jonuz Vrapi po tentonte të dilte nga qyteti i Kuçovës.

Ndërsa efektivi i policisë është dërguar drejt Spitalit Rajonal të Beratit. Ai ka pësuar thyerje në të dyja këmbët dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë për ngjarjen: 

Kuçovë

Informacion paraprak

Më datë 27.07.2018, rreth orës 21:15, në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, është marr njoftim se po ndodhte një konflikt.

Menjëherë ka shkuar patrulla e policisë ku i ka dhënë urdhër drejtuesit të mjetit tip Benz, shtetasit Y.L, 37 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë, për të ndaluar.

Shtetasi i lartpërmendur nuk i është bindur urdhërit të patrullës së rendit dhe për pasojë ka aksidentuar punonjësin e policisë së rendit J.V i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Berat, me frakturë në këmbë, jashtë rezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit Y.L më pas është bllokuar nga shërbimet e tjera të policisë dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kuçovë, për veprime të mëtejshme./shqiptarja.com