Patriaku i Kishës Ortodokse Ruse, Kiril-I, në mesazhin e parë që dha gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri është kujdesur që të mos i afrohet politikës. Pra, një “qengj Perëndie”.
Siç e bën të ditur Kisha Ortodokse Shqiptare në faqen e saj në Facebook, sot u shtrua një drekë për nder të Kiril-it, ku mori pjesë Presidenti Ilir Meta; kreu i Komunitetit Musliman Shqiptar, Skënder Bruçaj; kreu i Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos; Kreu i Kishës Katolike, George Frendo; Baba Mondi i Kryeshoqatës Botërore të Bektashinjve dhe Pastori Ali Kurti; kryetar i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë.
“Në këtë shërbesë të përbashkët që kryem sot në katedralen e re “Ngjallja e Krishtit” unë shoh një shenjë të mëshirës së Zotit, e cila u mishërua në ringjalljen e Kishës Shqiptare dhe në mundësinë e rikthyer për të zhvilluar jetën kishtare në vendin e vet dhe për të konsoliduar marrëdhëniet vëllazërore me Kishat Orthodhokse Lokale. Ju uroj me gjithë zemër që Zoti i Gjithëpushtetshëm t’i bekojë gjithmonë veprat Tuaja dhe të atyre që Ju ndihmojnë, t’Ju japë gjithnjë e më shumë forcë dhe t’i dhurojë Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë paqe dhe prosperitet”, deklaroi Patriarku rus.
Siç shikohet edhe nga fotot, ai ka pasur një bisedë të ngohtë me kreun e shtetit shqiptar Ilir Meta, i cili do ta takojë zyrtarisht nesër në Presidencë, ndërkohë që sonte ka shtruar një darkë në Pallatin e Brigadave.
Patriarku rus Kiril prej ditës së djeshme ndodhet në Shqipëri për një vizitë dy ditore.
Kirill, nesër do të pritet edhe nga kryeministri Edi Rama. /tesheshi.com/