osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Patozi shpërthen ndaj Bashës: Ju “dashnorë’ të statutit pijini lëngun, sepse ai nuk i duhet as dreqit!

Patozi shpërthen ndaj Bashës: Ju “dashnorë’ të statutit pijini lëngun, sepse ai nuk i duhet as dreqit!

Kreu i PD Lulzim Basha do të mbledhë Kongresin e Partisë Demokratike më 28-29 prill. 7 mijë delegatë do të vijnë nga rrethet në Tiranë vetëm për ndryshimet në statut dhe asgjë nuk do ndryshohet nga Këshilli Kombëtar. Kjo ka sjellë edhe reagimin e kritikut të tij Astrit Patozi.

Postimi i plotë i Astrit Patozit:

PËR TË GJITHË DASHNORËT E STATUTIT

Është ndoshta hera e parë në histori, që nga krijimi i partive të para në botë, kur një forcë politike thërret Kongresin e saj pa pasur një shkak apo arsye.

Kjo ka ndodhur vetëm me Partinë e Lulzim Bashës, e cila ka caktuar fundin e prillit për Kuvendin e saj Kombètar, pa i thënë kujt akoma se përse do tè mblidhet.

Dhe të mendosh që kjo ngjarje politike do të jetë e parakohshme, sepse ky “fanatiku” i afateve, që nuk pranonte ta lëvizte me një ditë 22 korrikun për zgjedhjen e vet, duhet ta thërriste në vjeshtë forumin më të madh të demokratëve.

Dhe vetëm pas shumë mëdyshjesh na qenka vendosur, nuk e di se ku, që Kuvendi do të jetë vetëm statutor.

Që do të thotë se paska rënë ajo idea e çmendur, që organet e vjetra të zgjidhnin forumet e reja, e cila do të ishte njësoj sikur parlamenti i Ramiz Alisë të zgjidhte qeverinë e Sali Berishës.

Por tani që vendimi qenka marrë, pavarësisht se ku, pyetja ime është shumë e thjeshtë:

Përse i lodhni delegatët dhe i sillni dy ditë kot në Tiranë, për një gjë që nuk e ka kërkuar kush?

Sepse “dashnorët” e statutit duhet ta dinë që askush prej nesh nuk e çon nëpër mend se kjo krizë dhe çarje e madhe në PD ka ardhur për shkak të librit të rregullave dhe as që mund të ndreqet vetëm prej tij.

Sepse Lulzim Basha dhe kushdo tjetër, që qëndron pas tij, siç shpërfilli dhe nuk e respektoi kurrë të vjetrin, ashtu mund të hedhë në kosh edhe të riun.

Edhe në statutin aktual nuk thuhet gjëkundi që vendimet për marrëveshje apo mosmarrëshje, aleanca apo koalicione i merr një njeri i vetëm apo që të bësh karrierë në PD duhet të kalosh patjetër në skanerin apo në llogarinë e kunatit.

Vërtetë, mendoni ju se ne jemi aq naivë sa të presim edhe 3 vjet të tjera, që të provojmë se Luli nuk të gënjen edhe për orën?

Ndaj mos i torturoni kot ata njerëz, duke i sjellë në një Kuvend të sajuar, sepse shumica e tyre mund të jenë dakord edhe që të mos ketë statut fare Partia Demokratike, mjafton që Luli dhe avokatët apo protektorët e tij të mos mërziten.

Sa për ne të tjerët, merreni, zijeni dhe pijini lëngun atij statutit të ri, që do të miratojë Kongresi i Vazhdimësisë, sepse ai nuk i duhet as dreqit.