osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Patozi “agjent” i Berishës: Ja prapaskenat se si Saliu po tenton të fundosë Bashën, sipas Ramës

Patozi “agjent” i Berishës: Ja prapaskenat se si Saliu po tenton të fundosë Bashën, sipas Ramës

Kryeministri Edi Rama ka hedhur ditën e djeshme akuza të forta sa i takon krijimit të Partisë Bindja Demokratike. Teksa eksponentë të Partisë Demokratike akuzojnë Astrit Patozin se mbështetet nga Ramën, kryeministri ka rrëzuar dje të gjitha alibitë, ndërsa ka zbuluar të vërtetën e krijimit me kaq shpejtësi të Bindjes Demokratike.

Duke folur nga foltorja e Parlamentit, i pari i qeverisë shprehu bindjen se pas Astrit Patozit fshihet ish-kryeministri Sali Berisha. Kjo do të thotë se ish-kryeministri po luan me dy porta, pasi nëse dështon Basha, do të nxjerrë në skenë Patozin. “Na doli tani se unë paskam formuar “Bindjen Demokratike’?! Pse jo Saliu, se ku ndryshon Patozi nga Saliu dhe Luli. Ata merrnin pjesë në aferat e qeverisë, Astriti vinte këtu me duar në xhepa dhe u bënte avokatin. Patozin e futi Saliun në zgjedhje. Një çun për rrugë dhe një për zgjedhje.

Mirë ç’farë hoqëm me PD, pse na u dashka të krijonim një PD tjetër tani?! Me zonjën Hajdari nuk kam folur asnjëherë, vetëm e kam parë atje. Me zonjën Hajdari bëjnë të njëjtën gjë që bënin me të atin e zonjës Hajdari. A harrojnë ç’farë i bënte Baca Azem Hajdarit? Patozi më ka akuzuar në Parlament se e hoqa unë nga listat e 2017. Pse faji im ishte që Saliu do të zgjidhte mes çunit me duar në xhepa (Patozit) dhe atij me xhepat plot(Bashës).

E keni dëgjuar Saliun nuk thotë asgjë për Patozin, zgjedhje e lirë thotë, pra Bindje Demokratike. Një copë SHQUP-i e kemi në garë një copë në rrugë”, deklaroi ai. Deklarata e Ramës dje tregon qartë se si Berisha po mundohet që të zëvendësojë Bashën me Patozin. Sipas burimeve, Berisha ja ka bërë të qartë Bashës se nëse nuk e rrëzon Ramën, atëherë ai nuk ka më vend në PD. Futja në skenë e Patozit, duket se është një sinjal i qartë i Berishës për Bashën. Kjo forcon dhe zërat se djegia e mandateve dhe mosbindja civile janë skenarë të Berishës për ta dobësuar Bashën dhe jo për ta forcuar.

Rama sulmon presidentin Meta

Gjatë fjalës në Kuvend, duke u rikthyer për një moment pas në kohë, kur ishte në koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim gjatë mandatit të parë, kryeministri Edi Rama zbuloi detaje nga bashkëqeverisja me Ilir Metën. Nga foltorja e Parlamentit, Rama e akuzoi Metën se gjatë kohës kur Shqipëria ishte në një krizë politike në vitin 2017 dhe opozita ndodhej në çadër, ish-kreu i LSI jo vetëm që nuk donte që të zgjidhej konflikti politik por sipas tij, ai lutej që të rrëzohej qeveria “Rama 1”. Madje, në retorikën e tij, Rama kishte edhe një përgjigje për Bashën, duke i kujtuar se i plotësojë të gjitha kërkesat atij.

“Aleatët tanë rrinin mes çadrës e qeverisë në pritje që të binte qeveria. Në 2017 ne kaluam ylberin ne raport me traditën politike dhe në raport me mandatin tonë, duke ndarë përgjegjësitë e qeverisjes me ta dhe duke u besuar atyre Ministrinë e Brendshme, plus ministritë e tjera dhe agjencitë e tjera shtetërore”, u shpreh ai.

LSI, simboli i vjedhjeve të votave

Kryeministri Edi Rama nuk ngurroi që të sulmonte edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, të cilën e akuzoi se është partia simbol e vjedhjeve të votave. Nga foltorja e Kuvendit, Rama u shpreh i bindur se Shqipëria mund të shpëtojë nga shit-blerja e votave vetëm kur LSI mos hyjë në zgjedhje. “Kanë dalë në rrugë dhe thonë ju blini vota. Ndërkohë ne në 2017, një problem kishim, si të ruanim votat se do na i blejë fallxhorja. Kur është fol për blerje votash, nuk kemi pasur problem PD, por kemi pasur problem simotrën tonë, LSI-në.

Tani del daja Titi dhe këndon këngën të shpëtojmë Shqipërinë nga ata që na blejnë votat…po shpëtojeni pra, gjysmën e punës e keni bërë, keni dalë në rrugë tani nga rruga shkoni në shtëpi dhe Shqipëria ka shpëtuar. Mjafton kaq! Bëheni provë, të rrijë LSI një turn pushim dhe mos hyjë në zgjedhje nuk ka blerje votash, nuk ka shitje votash, se nuk ka kujt t’ia shesësh, nuk ka kujt t’ia blesh. Behni pra! DO shpëtojmë Shqipërinë nga blerja e votave”, nënvizoi kryeministri Edi Rama. /Rigels Seliman