Ashtu siç edhe dyshohej bazuar në informacione të kryqëzuara, Pati Travel në letra në emrin 29-vjeçarit Patriot Rexhmati, është një agjenci që sjellë paratë bosëve të drogës në Shqipëri, duke u maskuar si një agjenci udhëtimi.
Ndërsa në Shqipëria nuk ka ende asnjë masë ndaj kompanisë, autobusët e Pati Travel janë kapur të mbushur me paratë e karteleve të drogës që veprojnë kryesisht në Bruksel dhe Angli. Autoritetet e vendeve të Ballkanit dhe BE kanë dokumentuar ndërkohë disa raste të lëvizjes së parave të pista nga Pati Travel, por pa ndërhyrë me arrestime, për shkak të strategjisë për të zbuluar kokat e skemës.
Autobusi i kompanisë Pati Travel, me targë AA633XJ, është në pikën kufitare të Horgosh, ku janë gjetur të fshehura shuma të mëdha euro, të fshehura. Paratë e pista vinin nga Belgjika drejt Shqipërisë për llogari të një bosi droge.
Shofer i autobusit ishte Mustafa Brati, një person i besuar i vëllezërve Vullnet dhe Patriot Rexhmatit në Bruksel. Njeriu kyç dhe korrieri i vellëzerve Rexhmati është Edison Gjana, i cili ka për detyrë që të sistemojë paratë e pista në vende sa më të fshehta të autobusëve që vijnë për në Shqipëri.
Perona të tjerë, për të cilit do të flasim në vijim, mbledhin çantat me euro në Bruksel, duke i dorëzuar tek Edison Gjana, i cili fsheh nëpër autobusët e linjës.
Edison Gjana mësohet se ka lidhje me kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, i cili ka përvojë në transportimin e lekëve, ku është akuzuar për inskenimin e grabitjeve të makinave me paratë e bankave, për të cilat paguhej për t’i ruajtur vetë.
Pati Travel, me kapital 100 mijë lekë, është themeluar 5 vite më parë. Edhe pse nga 5 vite, për gjatë 2 viteve, udhëtimet pothuajse janë bllokuar për shkak të pandemisë, kompania kishte një zhvillim dhe fuqizim të vrullshëm duke u zgjeruar me shpejtësi dhe pothuajse kapur tregun.