Juristi Romeo Kara ka reaguar për dështimin e protestës së ish-kryeministrit Sali Berisha një ditë më parë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Romeo Kara shkruan se tashmë Berishës i është vendosur kufiri tek thana dhe po del në pah karakteri i tij i vërtetë, manipulues dhe frikacak.
“Pasuesit e Berishes ia lexojne ne sy friken atij dhe sigurisht qe kane kuptuar se, atij i eshte vendosur nje vije e kuqe midis tij dhe Bashes.
Dy here tentoi me kercenime te trembe Bashen, por nuk ia arriti.
Miti i tij i forces dhe dhunes tashme po rrenohet nga dita ne dite dhe po del ne pah karakteri i vertete manipulues dhe frikacak i Berishes.
Fakti qe nuk arrin dot te kaperceje as Bashen, flet qarte se, atij i eshte vendosur kufiri tek thana.
Ky eshte epilogu i Berishes dhe pse shumekush nuk do t’a besoje.”, shkruan Romeo Kara.