Një nga plagët më të dhimbshme të viti 1997 është ajo e trafikimi të vajave nga grupet kriminale, të cilat më pas i shfrytëzonin për prostitucion.
Pastori Paulin Vilajeti rrëfeu sot në emisionin ‘Shqipëria live’, sesi ai ndihmonte vajzat që të mos trafikoheshin nga bandat kriminale drejt vendeve të tjera.
Ai tregoi një prej historive të trishta të asaj kohe, ku shpëtoi njërën prej vajzave që sot është bërë një prej gazetareve më të njohura në Britaninë e Madhe.
“Kur pashë intervistën e vajzës mu rikthye viti ’97, është koha më e errët e vendit. Grupet kriminale i merrnim vajzat fshehurazi në makinë e i dërgonin prostituta.
Më kanë qëlluar dy raste, tentova por nuk ia dola, shkova vonë, ato i kishin marrë. Historinë e njërës e di dhe lavdi zotit është mirë, kurse fatin e tjetrës nuk e di.
Një prej vajzave që do të trafikohej është bërë një prej gazetareve më të njohura në Britaninë e Madhe”, tha ai.