Deputeti i PS-së, Ulsi Manja u përplas me avokatin Jordan Daci ndërsa ky i fundit i përmendi dosjen “184” të zgjedhjeve në Dibër.
Ulsi Manja: Jam në pozitë komode sonte, këtë ma jep fakti që përfaqësoj një parti që në 30 vite ka ndërtuar shtet dhe institucione. Sot jemi për të folur për pastërtinë e zgjedhjeve, as se kush ka dalë nga dera apo kush ka dalë nga dritjara për shkak të dekriminalizimit.
Përfaqësoj një parti që e votojnë 800 mijë shqiptarë. Sado përpiqen ta eklipsojnë e hedhin baltë mbi PS. Ne kemi ligjin më të ashpër të pastërtisë së figurave politike, ligjin e Dekriminalizimit. për këtë ligj kemi rënë dakord të dyja palët dhe të mos i drejtohemi Kushtetueses. Ai ligj është zbatuar, nuk mund të themi që s’ka rezultate.
Jordan Daci: Po po, shikoi 184 ti
Ulsi Manja: Për 184 s’më intimidon dot mua ti
Jordan Daci: Pse të djeg ty…?
Ulsi Manja: Mua s’më djeg asgjë! Jeni mbledh ju të gjithë njerëz me rekorde kriminale afër PD, do ju shohim më 25 prill. Avokat mua s’më vjen mirë që të kanë zgjedh për avokat, ju do kaloni nga humbja në humbje.