Champions League ka zhvilluar sfidat e katërta në grupe. Në “San Siro” Milan nuk ia ka dalë të marrë pikë ndaj Chelsea, me Blutë e Potter që marrin kështu tri pikëshin e dytë në pak ditë kundër kuqezinjve, duke qenë të parët në grupin E me shtatë pikë. Golat e Jorginho me penallti dhe Aubameyang që në pjesën e parë vulosën takimin. Asnjë minutë në këtë duel për Brojën, që qëndroi në stol.
Në sfidën tjetër të grupit E, Dinamo Zagrab dhe Salzburg barazuan 1-1. RB Leipzig mori një fitore me vlerë në Skoci, duke fituar me Celtic 0-2. Dortmund dhe Sevilla barazuan 1-1, ndërsa PSG nuk ia doli sërish të fitojë kundër Benfica në Paris.
PSG dhe Benfica kanë nga tetë pikë në grupin H, ndërsa Juventus dhe Macabi Haifa nga tre pikë. Situatë e vështirë për Zonjën e Allegrit në dy ndeshjet e mbetura. Në Poloni, Shakhtar ka barazuar 1-1 me Real Madrid. Goli i Zubkov për vendasit u barazua nga Rudiger në sekondat e fundit të ndeshjes. Galaktikët me 10 pikë janë në krye të grupit F.
18:45
Copenhagen 0 – 0 Manchester City
Maccabi 2 – 0 Juventus
21:00
Celtic 0 – 2 Leipzig (Werner 75′, Forsberg 84′)
D. Zagreb 1 – 1 Salzburg (Ljubicic 40′ / Seiwald 12′)
Dortmund 1 – 1 Sevilla (Bellingham 35′ / Nianzou 18′)
PSG 1 – 1 Benfica (Mbappe 39′ / Joao Mario 62′)
Shakhtar Donetsk 1 – 1 Real Madrid (Zubkov 46′ / Rudiger 95′ )
Milan 0 – 2 Chelsea ( Jorginho 21′ (p), Aubameyang 34′)
34′ Aubameyang dërgon shifrat në 0-2. Aksion model nga Chelsea.
21′ Jorginho shënon për Chelsea nga penalltia. Pas faullit të Tomori, arbitri nxjerr karton të kuq për mbrojtësin e Milan dhe akordon 11 metërsh.