Seanca plenare e kësaj të enjte ka sjellë disa foto interesante, që flasin më shumë se çdo veprim.
Operacionet në fytyrën e Monika Kryemadhit jo gjithmonë e tregojnë atë aq mirë, pasi sot dukej sikur buza i kishtë ik shtrembër.
Së dyti, që Foltorja dhe Partia e Lirisë janë një dhe Flamur Noka, para se të flasë, konsultohet me Monika Kryemadhin, në mungesë të Ilir Metës në sallë.
Ndërkohë në këtë seancë u shfaq pas shumë kohësh edhe Lulzim Basha, si për të treguar se ai nuk është rikthyer vetëm për takime me të rinjtë, por edhe në politikën e madhe, atë që luhet në Parlament.