osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Paskal Milo flet për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji dhe lëshon thirrjen e fortë: Drejtësia është e kalbur! Nëse hetohet deri në fund, do dalin fakte tronditëse

Paskal Milo flet për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji dhe lëshon thirrjen e fortë: Drejtësia është e kalbur! Nëse hetohet deri në fund, do dalin fakte tronditëse

Studiuesi dhe historiani i njohur, Paskal Milo i pranishëm në studion e rubrikës “Opinion” në News 24, foli për zhvillimet e fundit në Shqipëri, ndërsa u ndal edhe tek disa prej çështjeve më të nxehta që kanë futur në debate spektrin politik, por jo vetëm. Ai u ndal konkretisht edhe tek ekspozimi i fotove të heronjve të Luftës së Dytë Botërore në bulevardin qendror të Tiranës.

Sipas Paskal Milos, nderimi i dëshmorëve dhe heronjve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare është veprim i drejtë ndërsa ai nuk kurseu kritikat për disa persona, të cilët e sulmuan apo shfaqën rezerva prej disa prej emrave që janë nderuar në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit të vendit.

Për historianin, Paskal Milon ngjarja dhe atentati i Durrësit ndaj prokurorit, Arjan Ndoji tregon se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është sistem i kalbur. Ai tha se nëse kjo ngjarje do të hetohet deri në fund, pritet të dalin fakte të tjera tronditëse të mëdha që kanë të bëjnë me krime që kanë ndodhur dhe nuk janë zbuluar.

“E kam ndjekur si qytetar dhe nuk pretendoj ta kem ndjekur në ndonjë rol tjetër, qoftë ehe politik, sepse politika është ajo që i ngatërron më tepër ngjarjet dhe nuk lë institucionet e posaçme të shtetit, siç është prokuroria në rastin konkret për të vazhduar hetimet dhe për të ndriçuar ngjarjen dhe ta shpjegoj atë dhe pastaj të vijojë procedurën e zakonshme për të gjetur faktorët.

E ndodhur kjo ngjarje si shumë ngjarje të kësaj natyre, në Shqipërinë tonë kur po zbatohet reforma në drejtësi dhe ku ka kaq shumë komente, është një dëshmi tjetër e pakontestueshme se sa i kalbur është sistemi ynë i drejtësisë.Që më gjithë se ka nisur zbatimi i reformës, ka ende shumë njerëz në sistemin e drejtësie prodhojë konflikte dhe janë të lidhur, nuk po flas për rastin konkret, Drejtësia shqiptare ka shumë nevojë për t’u thelluar reforma dhe pikërisht fakti që në sistemin e drejtësie ka ende njerëz të inkriminuar, prodhohen ngjarje të tilla dhe që janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme me krimin e organizuar dhe nëse do të zbulohet kjo ngjarje deri në fund, unë jam i bindur se do të dalin fakte të tjera tronditëse të mëdha që kanë të bëjnë me krime që kanë ndodhur dhe nuk janë zbuluar.

Siç është rasti i gjyqtari Skerdilajd Konomit nga Vlora dhe kaluan disa vite dhe nuk u zbardh krimi dhe përgjegjësit e këtij krimi. Fakti që dosja e tij ndodhet, siç raportohet në makinë e prokurorit të Durrësit, ky është një fakt tronditës. Edhe shumë dosja të tjera, të cilat janë pretenduar se janë grabitur në Durrës para një viti apo një vit e ca. këto fakte nëse janë të vërteta, mbeten për ti verifikuar organet respektive, janë dëshmi të qarta të kalbëzimit që ende eksiton në sistemin tonë të drejtësisë”-tha Milo.