Nga Anri Bala
Sot, nëpër tezgat mediatike shpërtheu një humor i paparë, me lajme gjoja të rëndësishme për demokracinë dhe të ardhmen e opozitave, që do e “qëndisnin” një grup kllounësh që quajnë veten PD.
Mirëpo, që kur i shikon ndjehesh i befasuar. Lind thjesht pyetja, se çfarë lidhje ka “vezaxhiu” Agron Duka, Dule Vangjeli, Shpëtim Idrizi apo Dashi i rakisë dhe Nardi i çingisë… me bashkimin e PD-së?! Ky bashkim, edhe nëse ndodh, mund ta bëjnë vetëm ata njerëz që kanë mandat nga anëtarësia për të gjendur një zgjidhje.
Në realitet nuk ka asnjë zgjidhje, sepse turmat amorfe që pretendojnë se përfaqësojnë grupime të ndryshme politike, nuk mund të bashkohen siç nuk mund të bashkohet një filxhan i thyer që i mungojnë copat.
Bashkimi është një iluzion i nisur nga të penduarit e frikësuar. Gazi e filloi lojën si pro amerikan kundër non gratës, madje i’a numëroi atij dhe foltores të gjitha të zezat, por u lodh duke pritur dhe filloi duke u zvarritur, i penduar…se Saliu është i “pastër” dhe amerikanët të “hanë m*tin”.
Madje filloi të lexoj dhe citatet e Krajës së Lalzit, i cili i’a “përplasi” në surrat DASH-it, jo atij me brirë: Ne nuk hetojmë akuza mediatike por punojmë me kallëzime, jo me deklarata politike, si rasti i shpalljes “non grata” i Sali Berishës.
Amerika heshti, kur njerëzit prisnin që ky Kraja të merrej “zgupthi” aty ku llomotiste dhe të përgjigjej penalisht për akuzat antiamerikane, por kjo nuk ndodhi, madje mori dhe lëvdata për gomarlliqet e tij.
Kjo fabul pa kafshë i trimëroi lëpirsat, të cilët duke parë se SPAK është i “pshurrur” dhe Amerika e tkurrur, vendosën të bashkohen me Baba Saliun, si antiamerikan i “ndershëm patriot”, që Europa dhe Amerika i’a fut kot.
Më në fund u bë dasma e Gazit në shtëpinë “e xanun” të Saliut, gjarpëri u martua me iriqin dhe pollën një gardh me tel me gjemba, përballë BE, KE, SHBA dhe të gjithë partnerëve, të cilët i japin bingo Ramës përballë këtyre mostrave pa identitet politik. /Ekskluzive.al