osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Pasi shiti Monika Kryemadhin dhe Filip Talon, spiuni Ilir Metaj hedh në duart e drejtësisë Petrit Vasilin: I faturon pastrimin e parave me lobimin në SHBA

Pasi shiti Monika Kryemadhin dhe Filip Talon, spiuni Ilir Metaj hedh në duart e drejtësisë Petrit Vasilin: I faturon pastrimin e parave me lobimin në SHBA

Hetimet e SPAK për dosjen e lobimit me para të pista në SHBA janë drejt përfundimit. Me këtë dosje, Meta pritet që të njihet brenda pak javësh, për të mos thënë ditësh, me akuzat që do të rëndojnë mbi të. Por tmerri i prangave ka bërë që Ilir Metaj të nxjerrë natyrën e tij të vërtetë, atë të spiunit që shet shokët, si në rastin e Filip Talos tek Sigurimi i Shtetit, familjarë, si bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi dhe kushërinj kur bëhet fjalë për të shpëtuar veten.

Ai po priqet që të lëvizë çdo gur për ta shmangur, apo për të shtyrë sa më shumë ditën kur SPAK do t’i trokasë në derë. Meta “shiti” në fundjavë gjatë një interviste bashkëshorten e tij ku tha se për dosjen e lobimit do të mbajë përgjegjësi për Lëvizjen Socialiste për Integrim deri në vitin 2017, kohë kur dhe ai ka qenë kryetar dhe jo për periudhën më pas kur partia u drejtua nga gruaja e tij.

Meta nuk është ndalur me kaq. Ditën e djeshme ai ka lëshuar në duart e drejtësisë dhe bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë, Petrit Vasilin. Meta nuk i ka dalë në mbrojtje kur është pyetur për rrezikun që e pret Vasilin nga dosja e SPAK. Thjesht ka hequr përgjegjësinë nga vetja dhe ia ka faturuar Vasilit.

“Asnjëherë nuk do të ketë asnjëlloj shqetësimi në raportet Ilir Metës më drejtësinë, shqetësimi është që afera e inceneratorëve vazhdon. Problemi kryeso është se paratë e qytetarëve digjen lumë nga korrupsioni që ka si garant kryesor edhe kreun e qeverisë. Mos kini asnjë shqetësim përveç shqetësimit që të mbrohen paratë e qytetarëve shqiptare”, tha Meta.

Petrit Vasili drejt burgut

Qëndrimi që mbajti dje Meta ndaj Petrit Vasilit është se ai do të jetë “kurbani” i radhës që ish-presidenti t’i shpëtojë prangave. Firma e Vasilit rezulton në dokumentet për pastrimin e parave me lobimin në SHBA. Deputeti i LSI u shfaq i alarmuar pasi SPAK e thirri që të dëshmonte për këtë dosje. Në dosjen e dytë penale që ish deputeti Halit Valteri ka referuar në SPAK, flitet për krijimin e një grupi me politikanë dhe biznesmenë nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, në funksion të zbatimit të një skeme korrupsioni, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Sipas dosjes, grupi kryesohet nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, ndërsa pjesë e tij janë Petrit Vasili, Edmond Panariti, Elona Guri, Muharrem Berisha, Iris Zajmi, Elena Gace, Jori Prifti dhe Agron Xhafa. Në kallëzimin penal thuhet se deputeti Petrit Vasili, si përfaqësues i LSI-së, ka firmosur një nga kontratat e lobimit me kompaninë Global Security and Innovative Strategies, në 3 shkurt 2016, ku janë paguar 123 mijë USD, për t’i mundësuar takime me anëtarë të Kongresit në SHBA, takime me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë dhe të Departamentit të Shtetit.

Ky shpenzim nuk është deklaruar as nga LSI-ja në KQZ dhe as nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili në ILDKPKI. Sipas kallëzuesit jemi para veprave penale të pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë, korrupsionit dhe falsifikimit. Dosja shoqërohet dhe me kontratat e lobimit, raporti financiar i LSI në vitin 2016 si dhe deklaratat e pasurisë së Metës, Kryemadhit dhe Vasilit për vitin 2016. Ballafaqimi i këtyre dokumenteve komprometon rëndë pikësëpari Petrit Vasilin, i cili rrezikon që të merret i pandehur nga SPAK.

Si përdori të njëjtën argument Meta vitin e kaluar për hetimet në SPAK

Edhe vitin e kaluar Ilir Meta përdori si pretekst dosjen e inceneratorëve duke iu shmangur një përgjigjeje konkrete për paratë e pista me lobim në SHBA.“Ata që janë në kërkim të letrave për azil për të shpëtuar drejtësisë këtu edhe të tjerë që janë këtu e vijojnë biznesin e inceneratorëve të vijojnë të bëjnë më të mirën e tyre. Ky është sistem që do shkundet nga themeli duke nisur nga 25 korriku, por deri në 24 korrik do bëjmë detyrën me përgjegjshmëri të plotë e shpresojmë të ketë dhe reflektime kur bëhet fjala për çështje të interesit kombëtar”, ka pohuar Meta. /Sot