Ish zyrtari i PD, Elvi Fundo, i cili sipas Mero Bazes ka qenë spiun i SHIK-ut, pasditen e 12 marsit 2025, ka spiunuar fillimisht në SPAK burimin Zambak Gjoni, i cili në mirëbesim, si gazetar i PD-së, i ka dërguar disa materiale hetimore të aksesuara në e-mailet e disa prokurorëve të SPAK. Fundo, babai i të cilit rezulton se ka qenë spiun i ish Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘Voltmetri’, pasi ka shitur burimin në SPAK, ka shkuar dhe ka dhënë edhe deklaratë me shkrim në SPAK, duke dokumentuar kështu spiunimin si në kohën e ish Sigurimit.
Sipas burimeve, Fundo, i njohur si Vesho mallisti, pasi ka shitur burimin në SPAK, ka dekonspiruar dhe spiunuar edhe vetë SPAK-un tek një biznesmen K. A, i cili ishte pjesë e materialeve hetimore të vjedhura, të cilat Vesho tha publikisht se i kishte lexuar. Sapo ka hapur materialet hetimore dhe ka parë emrin e biznesmenit, Fundo e ka informuar atë që të kishte kujdes dhe të merrte masa pasi e kishte rrethuar SPAK-u.
Natën e 12 marsit, krahas prokurorëve të SPAK që janë kthyer me urgjencë në institucion për të marrë masa për vjedhjen e materilave sekrete pasi u sinjalizuan nga Fundo, biznesmeni ka bërë lëvizje intensive, si zhdukje dokumentesh, koordinime, fshehje provash dhe lëvizje të tjera që pengojnë hetimet. Pra, në një kohë kur Dumani po merrte masa emergjente për të izoluar hakerimin, biznesmeni po merrte masat e tij për të sabotuar hetimet.
Ndërkaq, në intervistën për Fevziun, ku doli duke u mburrur se si e kishte shitur burimin, rast ky i paprecedntë në gazetari, Fundo mbrojti biznesmenin që ishte pjesë e materialeve hetimore, duke thënë se materialet do të përdoreshin për t’a shantazhuar dhe për t’i vënë gjobë. Fundo shtoi se këto materiale i ishin dërguar edhe për të zhvendosur vëmendjen nga çështja Veliaj.
Si është e vërteta?
Së pari, Veliaj dhe biznesmeni K. A. janë miq të ngushtë. Veliaj ka mik edhe ish ministrin D. GJ., pjesë e dosjes. Nuk ka asnjë bazë, madje është absurd pretendimi që Veliaj do të shtynte Zambak Gjonin t’i çonte disa materiale Veshos për të shuar zhurmën për veten e tij.
Së dyti, Vesho nuk është ndonjë faktor mediatik që mund të shtojë apo zvogëlojë zhurmën për ndonjë çështje. Nëse do të ishte ky qëllimi, materialet do t’i dërgoheshin portaleve serioze apo televizioneve.
Së treti, biznesmeni K. A., disa vite më parë, ka qenë objekt shantazhi dhe gjobëvënie i Vesho mallistit. Me një verifikim të thjeshtë mund të provohet edhe raporti financiar mes biznesmenit dhe Veshos.
Së katërti, pas gjobëvënies së provuar, Vesho mallisti dhe biznesmeni që mori në mbrojtje ka pasur një komunikim të vazhdueshëm dhe të ngushtë, madje Vesho ka ndërhyrë në media të tjera që të mos raportojnë për veprimtarinë korruptive të biznesmenit, dhe kjo e provuar.
Së pesti, materialet u janë dërguar dy gazetarëve pranë PD-së, për shkak se në dosje ishte një ish ministër i rëndësishëm i PS dhe jo për shkak të biznesmenit. Dihet botërisht që biznesmeni është njeri i afërt me Familjen Berisha dhe madje ortak me Shkëlzenin. Me çfarë logjike do t’i bënin shantazh dy gazetarë pranë PD një biznesmeni i lidhur me Familjen Berisha, por edhe me pushtetin, pasi në fund të fundit është biznesmen dhe do të punojë me të gjithë krahët politike?