Juve i ka shkuar shumë pranë mrekullisë kundër Real Madrid në “Champions League”. Skuadra italiane deri në minutat shtesë së ndeshjes së kthimit po udhëhiqte 0-3 në “Bernbaeu”, duke zhvlerësuar atë humbje me të njëjtat shifra në ndeshjen e parë çerekfinale në Torino, por një penallti e dhënë në minutën e 93-të është kthyer në gol nga Ronaldo.
Për këtë 11 metërsh do të flitet gjatë në mediat botërore, pasi ishte e dyshimtë. Ndërsa Gianluiggi që u mërzit dhe që kundërshtoi më shumë ishte portiere Buffon, i cili u ndëshkua me të kuqe për protestë.
Në përfundim të ndeshjes portiere legjendar ka dhënë një intervistë për mediat e cila ndërpritet për një çast nga Christiano Ronaldo. “ Më fal pak”- i thotë futbollsiti i Real Madridit dhe e përqafon portierin italian. Videoja brenda pak orësh bëri xhiron e botës.