Grabitësi i floririt e di, që atje nuk kanë rrezik sekuestrimi, mbasi“Forca e Ligjit”, nuk e kontrollon dot zyrën e Likes pa mandat parlamenti
Afrimi i fundit të sundimit, hajdutërive dhe paprekshmërisë ka futur në panik Ilir Metën, ndaj ka nisur të marrë masa sigurie, për të fshehur e mbrojtur, pasuritë dhe miliardat e vjedhura, duke shfrytëzuar pozicionin si President Republike dhe Selinë e Presidencën, ndërkohë që gruan bashkë-hajdute e ka hedhur në sulm, me bandën Berisha-Luli-Mediu, për të bllokuar drejtësinë, me qëllim që t’i shpëtojnë ndëshkimit.
Mirëpo edhe brenda presdiencës, ekziton një rrezik tjetër për vjedhje, mbasi Ilir Meta e ka mbushur presidenën, me këshilltarë e zyrtarë, ish-drejtorë e ushtarakë hajdutë e burgaxhinj si Pirro Ahmetaj, Majlind Lazimi, Bledar Drevishaj e nja 10 të tjerë, ndaj ka udhëruar që brenda javës (data 24 shtator), të blihet një kasafortë e blinduar, me vlerë 720 mijë lekë, për shmangur ndonjë vjedhje nga “mjeshtrat e zhvatjes” së lekëve, Majlind Lazimi, Pirro Ahmetaj, Bledar Dervishaj e të tjerë hajdutë të LSI, që Likja i ka mbledhur në Presidencë.
NJOFTIM PËR BLERJE KASAFORTE-PRESIDENCA
Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Institucioni i Presidentit të Republikës, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tiranë, Tel/Fax 042 2389 877, 042 2389 894,
Lloji i procedurës se prokurimit: Kërkesë për Propozim
Objekti i kontratës: “Blerje Kasafortë”, Institucioni i Presidentit të Republikës.
Numri i referencës së procedurës: REF-85505-09-12-2018
Fondi limit: 57 917 (pesëdhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e shtatëmbëdhjetë) lekë pa TVSH.
Afati për dorëzimin e ofertave ose kërkesave: Data 24.09.2018, ora 11:00/Pamfleti/