Duket se Lulzim Basha po ndihet për ditë e më i fortë në formacionin e tij. Dhe ndaj ka vendosur të trazojë ujërat në Partinë Demokratike.
Jozefina Topalli ka paralajmëruar një parti të re, ndërkohë që Astrit Patozi me Ridvan Bode kanë nisur takimet, pasi tashmë thonë se nuk kanë çfarë presin më nga Lulzim Basha.
Por, edhe pse situata në PD pritet të përshkallëzohet edhe më tej, Lulzim Basha duket se e ka marrë lehtë.
Ose më saktë, kështu ka vendosur të shfaqet në publik.