Ilir Meta, ka zbritur nga Mali i Tomorrit dhe është ndalur të pushojë në Gjirin e Lalzit. Duke publikuar një fotografi nga Lalzi, Meta jep edhe një mesazh të koduar për politikën shqiptare. Kreu i Shtetit nën presionin e drejtësisë së re, shkruan se “ndonëse deri është zgjuar nervoz sot, shpresojmë të reflektojë dhe qetësohet më vonë”. Më shumë se për detin, ky duket të jetë një mesazh i koduar për kryeministrin Edi Rama.
“Mirëmëngjes nga Lalëzi! Edhe pse deti është zgjuar nervoz sot, shpresojmë të reflektojë dhe qetësohet më vonë”, shkruan Meta.
Kujtojmë që kryeministri Rama zhvilloi zgjedhjet vendore të 30 qershorit i vetëm, pa opozitën dhe pa miratimin e Presidentit, i cili ka dekretuar 13 tetorin si datë për zgjedhjet vendore, zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale.
Rama nuk pranon të zhvillojë zgjedhjet më 13 tetor, si një rrugë për zgjidhjen e krizës.